Anonim të lutem

‘Komplimenti më i bukur që të kanë bërë?’ Ja si u përgjigjën ndjekësit tanë

Shkruar nga Anabel

15 Mars 2022

‘Komplimenti më i bukur që të kanë

Si gjithmonë, në Instagramin tonë tek anabel.entertainment ne ju pyesim për tema të caktuara dhe këtë herë donim të dinim cilat janë komplimentet më të veçanta që keni marrë, nga të njohurit tuaj ose jo. Përgjigjet i kemi ndarë në 3 kategori dhe ja cilat janë përgjigjet tuaja:

- Komplimente që lidhen me pamjen, aromën dhe energjinë e mirë

Je si mami yt, e bukur.

Mban aromë të mirë.

Je si gonxhe.

Ti je pamja më e bukur.

Je e bukur si galaksia Nebula.

Buzëqeshja jote është forca më e bukur që kam parë.

Je ëngjëllore.

Po bëhesh gjithmonë më e bukur dhe më e lumtur.

Ngjan shumë me Monica Bellucci.

Je shumë solare.

Më jep qetësi.

Je ylberi me ngjyrat më të ngrohta, e dua çdo spektër tëndin.

Je e rrallë.

Je muza ime e frymëzimit.

Je versioni më i mirë i vetes tënde.

Je motivimi im.

I ke dhënë kuptim ditëve të mia.

Nuk e kisha menduar kurrë se sa shumë do qeshnim bashkë.

Je si një trëndafil që ka ngulur rrënjët thellë në zemrën time.

Ti përqafon shumë mirë.

Je një mama shumë e mirë.

Ke rritur një fëmijë të mrekullueshëm.

Je dielli i shtëpisë, ti më ngroh zemrën (nga i biri).

Nëse një ditë do dua dikë më shumë se ti, do jetë vajza jonë.

Do martohesha me ty në çdo jetë tjetër, nëse ka.

Prindërit të kanë rritur shumë mirë.

Forca jotë më frymëzon, jam shumë krenare për ty.

Nëse do të të përshkruaja me një fjalë, do të ishtë që je fisnike.

Je si dëbora e parë kur bie.

Ma ke zbukuruar jetën që nga momenti kur të të kam njohur.

Faleminderit që ekziston.

I ke sytë të qeshur.

Buzëqesh më shumë që të na zbukurosh ditën.

Dukesh si personazh i ndonjë libri.

Kam besim te ti.

Je një luledielli.

Kur ti qesh, sikur çelin trëndafilat.

Je oksigjeni im.

Të gjithëve u duhet një si ti në jetë.

Ti je burimi i energjisë pozitive.

Flet si babi yt.

Je energjia ime e pastër.

Dukesh e lumtur.

Siç ke emrin je dhe vetë (Pranvera).

Je si lulja në mes të dimrit.

Ti je mrekulli.

Shpirtbukur.

Sa ngjan me Penelope Cruz.

- Komplimente për personalitetin, zemrën dhe zgjuarsinë

Ke shpirtin më të bukur në botë.

Je shumë interesante dhe e zgjuar.

Ke shumë njohuri në fusha të ndryshme, je shumë e zgjuar për moshën tënde.

Je një ndër njerëzit më të zgjuar që njoh.

Ti rrezaton zgjuarsi.

Njeri me zemër flori.

Më pëlqen mendja jote.

Je vajza më e veçantë, një në një milion.

Të duket shpirti kur këndon.

Je njeri i mrekullueshëm.

Ke mendje të bukur.

Sa të bukura i ke fjalët.

Ke një intuitë shumë të fortë.

Je dëgjuese shumë e mirë.

Je shumë e drejtë dhe zemërmirë.

Ke ide artistike.

Ke intelekt.

- Komplimente jo fort të dëgjuara dhe/ose të çuditshme, por sidoqoftë shumë të lezetshme

Merr sytë e mi e shih veten tënde njëherë dhe atëherë më thuaj a kam faj a jo.

Je paketë e plotë.

Je si çaj kamomil.

Ëndrra e çdo vjehrre.

Ti je një enciklopedi.

Pse i hedh sheqer kafes, ti je sheqer vetë?!

Pafytyrësisht sensuale.

Në qoftë se do të kisha një vajzë, do isha i lumtur nëse do ishte si ti.

Kur jam me ty, më dhembin mollëzat nga të qeshurat.

Paskërka ardhur sirena në tokë.

Je si Kisha e Laçit.

Je syshqiponjë.

S’e dija që yjet binin mbi tokë.

Zanë mali.

Do gjobitesh për tejkalim të bukurisë.

Je si tulipan, e gjatë e fresket, e thjeshtë dhe shumë e bukur.

Ti zbut dhe luanin.

Sylëndinë.

Oj lulja e verës.

Artikuj të rekomanduar:

MOS I HUMBISNI