Depresioni dhe ankthi u rritën me 25% në mbarë botën pas fillimit të pandemisë. Adoleshentët kanë qenë veçanërisht të ndjeshëm nga e gjithë situata, kryesisht nga izolimi social.
Më poshtë, do të gjeni një listë të mënyrave të mbështetura shkencërisht për të luftuar me depresionin, punuar nga neuroshkencëtarja Erin Glabough. Kjo do t’ju japë një ndjesi orientimi, si një busull, për t’ia (ri)filluar.
Do të shihni se gjërat do të vijnë duke u përmirësuar. Printojini, vendosini në dhomën tuaj dhe përpiquni t'i bëni të gjitha në një farë mënyre çdo javë.
Krijoni një marrëdhënie/lidhje (jo domosdoshmërisht romantike) me dikë tjetër. Njerëzit janë ndërtuar për lidhje shoqërore dhe kur ndihemi të dëshpëruar, është më e vështirë t'i forcojmë ato lidhje. Miqtë janë të mirë, por është e rëndësishme të kesh të paktën një të rritur të besuar në jetën tënde.
Kaloni kohë jashtë në natyrë. Natyra pranon, shëron dhe na ndihmon të lidhemi me veten në mënyra që nuk i kuptojmë plotësisht. Shëtitjet pranë liqenit, një ecje e shpejtë, të qëndruarit në një park – të gjitha ato funksionojnë për të zbutur efektet e stresit, ankthit dhe depresionit.
Sigurohuni që të stërviteni. Shumë studime e mbështesin këtë si një lloj “trajtimi”, jo vetëm te adoleshentët, por tek të gjithë njerëzit.
Bëni diçka që ju pëlqen çdo ditë. Gjeni një pasion, një mënyrë për t'u ndjerë të përmbushur, për të ndjerë emocione, në mënyrë që të humbni ndjenjën e kohës.
Bëni diçka të mirë për dikë tjetër. Ndihemi mirë kur jemi të dobishëm dhe të sjellshëm me të tjerët. Ndihemi sikur jeta jonë ka më shumë kuptim dhe kjo na ndihmon të ndihemi të lumtur.
Bëni punët e shtëpisë ose ndihmoni në shtëpi. Kjo ju bën të ndiheni pjesë e diçkaje dhe ndihmon në nxitjen e mirënjohjes.
Kufizoni kohën para ekranit. Ka kaq shumë studime që e mbështesin këtë. Përvojat në internet nuk janë aq të vlefshme për zhvillim sa aktivitetet personale. Mundohuni të mbani një ekuilibër ku koha e ekranit është më e vogël se koha reale gjatë orëve të zgjimit.
Përqendrohuni te mirënjohja. Kundërhelmi për shumë nga problemet e jetës është thjesht një qëndrim mirënjohjeje. Shkruani diçka që vlerësoni ose flisni për diçka për të cilën ndiheni mirënjohës çdo ditë.
Mos harroni se kur jemi të shkëputur nga ata përreth nesh, shkaku kryesor është shpesh ndjenja e shkëputjes nga vetja. Nëse e përdorni këtë listë për t'u rilidhur me veten, atëherë rilidhja me familjen dhe botën e jashtme do të vijojë më pas.
- 10 minuta me një katërputrosh janë si ilaç - konfirmon një studim i ri
- Të fiksuar? Të frikësuar? Lufta në Ukrainë rikthen ‘doomscrolling’ – Çfarë është?
- Si t’i bësh trurit 'palestër' çdo ditë
- Frika nga lufta: Si të menaxhoni ankthin, sipas psikoterapistëve
- A po i ndryshon Covid ëndrrat tona? Si të parandaloni makthet
Burimi: Psychology Today