Lifestyle

10 minuta me një katërputrosh janë si ilaç - konfirmon një studim i ri

10 minuta me një katërputrosh janë si ilaç - konfirmon

Çdokush që ka ose ka patur sikur një herë të vetme kontakt të përditshëm me një katërputrosh, e kupton shumë mirë fjalinë në titull pa qenë nevoja për t’u bazuar në ndonjë studim. Megjithatë, ne duam t’ju tregojmë që kjo gjë është e faktuar dhe publikuar si rezultat i një studimi të kryer në Kanada me qëllim që të kuptonin nëse pacientët që vuanin nga dhimbjet para ose pas operacionit (kur janë të vetëdijshëm sigurisht), takimi prej 10 minutash me një katërputrosh do iu lehtësonte dhimbjet (studimi në këtë rast është bërë më qen).

"Ka kërkime që tregojnë se kafshët shtëpiake janë një pjesë e rëndësishme e shëndetit tonë në mënyra të ndryshme. Ato na motivojnë, na zgjojnë, (na japin) rutinat, lidhjen njeri-kafshë, na duan pa kushte," tha për CNN autorja kryesore e këtij studimi Colleen Dell dhe kryetarja e “One Health and Wellness” dhe profesoreshë në Universitetin e Saskatchewan.

Studimi u kërkoi më shumë se 200 pacientëve në dhomën e urgjencës (duke i ndarë në grupe) që të raportonin nivelin e tyre të dhimbjes në një shkallë nga 1 në 10 (me 10 si niveli më i lartë i dhimbjes). Njëri grup nuk kishte asnjë ndërhyrje për dhimbjet e tyre, ndërsa në grupit tjetër u caktuan 10 minuta kohë për t’u përkëdhelur me nga një qen terapie. Pacientët raportuan sërish nivelet e tyre të dhimbjes dhe ata që kishin takimin me qentë raportuan më pak dhimbje pas vetëm 10 minutash kontakt me ta.

"Rezultatet e studimit janë premtuese," tha Jessica Chubak, studiuese e lartë në Institutin e Kërkimeve Shëndetësore Kaiser Permanente në Washington e cila nuk ishte e përfshirë në studim, “aktualisht, konstatimi ynë për efektet e vizitave të qenve të terapisë në mjediset e departamentit të urgjencës është mjaft i kufizuar dhe është veçanërisht e rëndësishme që të kemi më shumë kërkime në këtë fushë."

Si mund të ndihmojë një qen terapie në spital?

“Përvoja në dhomën e urgjencës mund të shtojë dhimbjen e pacientëve pasi ka drita të forta, pritje të gjata, ankth, frikë, të cilat mund ta përkeqësojnë situatën dhe shëndetin e pacientit,” tha Erin Beckwell, pronare e një qeni e cila ka përjetuar dhimbje kronike për pjesën më të madhe të jetës së saj dhe tregon që ajo dhomë është më tepër stresuese duke pritur përgjigjen e analizave sesa të jep qetësi për t’u shëruar.

Disa njerëz kanë një perceptim të gabuar se përdorimi i qenve terapeutikë mund të transmetojë sëmundje dhe të rrezikojë higjienën në një mjedis spitalor, por Dell tha se ka mënyra se si ata që kujdesen për sistemin e pastrimit dhe higjienës të vënë në punë mjetet e duhura sanitare për të mos qenë ky problemi. Mike MacFadden, një infermier në Kanada, tha se sheh shumë potencial në përfshirjen e qenve të terapisë si pjesë e trajtimit të dhimbjes në dhomën e urgjencës dhe se kjo mund t’i ndihmojë të gjithë, si stafin e mjekëve, pacientët, por edhe familjarët të cilët janë të shqetësuar kur shohin njeriun e tyre të zemrës në dhimbje".

Po në shtëpi? “Dhimbja nuk është vetëm fizike, por edhe sociale,” u shpreh për CNN Michelle Gagnon, profesoresoreshë e psikologjisë dhe studimeve shëndetësore në Universitetin e Saskatchewan, e cila nuk ishte e përfshirë në studim. “Ankthi, depresioni, vetmia, largimi nga puna, ndarja, zhgënjimi, mund të kenë ndikim në mënyrën se si njerëzit e përjetojnë dhimbjen,” tha ajo. “Gjëja më e mirë që mund të bëni është të kaloni kohë me një krijesë që ju sjell gëzim, që nuk ua zhvlerëson ndjenjat dhe mund t'ju ndihmojë të ndiheni më të relaksuar, më të qetë".

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

10 minutes with a quadruped is like medicine - confirms a new study

10 minuta me një katërputrosh janë si ilaç - konfirmon

Anyone who has or has had as if once a daily contact with a quadruped, understands very well the sentence in the title without having to rely on any study. However, we want to tell you that this is proven and published as a result of a study conducted in Canada in order to understand if patients suffering from pain before or after surgery (when they are aware of course), the meeting of 10 minutes with a four-legged friend would ease the pain (the study in this case has become more dog).

"There is research showing that pets are an important part of our health in different ways. They motivate us, awaken us, (give us) routines, human-animal bond, love us unconditionally," the lead author told CNN of this study Colleen Dell and chair of One Health and Wellness and professor at the University of Saskatchewan.

The study asked more than 200 patients in the emergency room (dividing them into groups) to report their pain level on a scale of 1 to 10 (with 10 as the highest pain level). One group had no intervention for their pain, while the other group was given 10 minutes to be petted by a therapy dog. Patients reported their pain levels again and those who had the encounter with the dogs reported less pain after only 10 minutes of contact with them.

"The results of the study are promising," said Jessica Chubak, a senior fellow at the Kaiser Permanente Institute for Health Research in Washington, DC, who was not included in the study. "Emergency response is very limited and it is especially important that we do more research in this area."

How can a therapy dog ​​in the hospital help?

"Experience in the emergency room can increase patients' pain as there are strong lights, long waits, anxiety, fear, which can worsen the patient's condition and health," said Erin Beckwell, a dog owner who has experienced chronic pain for most of her life and shows that that room is more stressful waiting for the test result than giving you peace of mind to heal.

Some people have a misconception that using therapeutic dogs can transmit disease and endanger hygiene in a hospital setting, but Dell said there are ways for caregivers to put proper sanitation tools to work. to not be this problem. Mike MacFadden, a nurse in Canada, said he sees a lot of potential in involving therapy dogs as part of the emergency room pain treatment and that it can help everyone, including staff, doctors, patients and family members. who are troubled when they see the man of their heart in pain. "

Yes at home? "The pain is not only physical, but also social," Michelle Gagnon, a professor of psychology and health studies at the University of Saskatchewan, who was not involved in the study, told CNN. "Anxiety, depression, loneliness, dismissal, separation, frustration can have an impact on how people experience pain," she said. "The best thing you can do is spend time with a creature that brings you joy, that does not devalue your feelings and can help you feel more relaxed, calmer."