Nëse po vrisnit mendjen për makeup-in dhe sidomos tonet e syve që duhet të bëni sot, nesër ose pasnesër për Ditën e Verës, po ju sugjerojmë atë perfektin në bazë të shenjës suaj të horoskopit (edhe nëse zgjedh ndonjë nga shenjat e tjeta, mos u shqetëso se nuk shpallesh tradhtar). Po e nisim nga shenja e fundit, Peshqit, meqë jemi “nën rrezet” e tyre deri më 21 mars.
Peshqit - penel si gjethe uji, në ngjyrë jeshil të lehtë
Të ndjeshëm, të përkushtuar dhe të ëmbël, Peshqve u parshtatet gjithmonë një makeup i lehtë, minimalist. Ky lloj peneli është një ndryshim nga e zeza tradicionale dhe gjithsesi duket klasik, estetik dhe të jep pamje të pastër.
Ujori - ton sysh me ndriçim si ametist
Mendjehapur, artistikë dhe kundër rrymës, Ujorët mendojnë se asgjë nuk i kënaq ata. Procesi i të bërit makeup është një mundësi për të shprehur veten, kështu që ju e dini se do të jetë gjithçka tjetër veçse e mërzitshme. Sfida juaj e bukur është të realizoni një makeup me ton sysh si ngjyrat dhe nuancat e gurit tuaj ametist.
Bricjapi - penel të zi me hark, si shigjetë kupidi
Ju Bricjapët doni një pamje klasike dhe preferoni të qëndroni te gjërat tradicionale. Ky penel i harkuar i jep një pamje fine fytyrës dhe do shkonte perfekt me një buzëkuq mat ngjyrë të kuq.
Shigjetari - penel poshtë syrit në ngjyrë blu
Shpirtra të lirë, ekstrovertë dhe optimistë, por gjithashtu edhe pak rebelë, kështu që kur vjen puna për të zgjedhur makeup-in tuaj, nuk do ndiqnit modën ose atë që bëjnë të tjerët. Ndryshe nga peneli i zakonshëm sipër syrit, peneli poshtë syrit është një alternativë e re për t’ju përshtatur stilit tuaj jo të zakonshëm, në ngjyrën e kristalit të dhjetorit, turkeze.
Akrepi - buzë të kuqe tërheqëse
Ju Akrepët mund të dukeni të fortë dhe të fuqishëm nga jashtë (dhe jeni), por gjithashtu jeni plotësisht të butë me ata që keni afër afër. Kjo ngjyrë e kuqe në buzë kombinuar me ton sysh në ngjyra toke, me një penel të lehtë ngjyrë të errët, ju bën të dukeni edhe më sensuale, më provokuese.
Peshorja - ton sysh në ngjyrë rozë joshëse
Të sofistikuara, diplomatike dhe me takt, Peshoreve u përshtatet diçka romantike, por e fuqishme. Kjo ngjyrë rozë si ton sysh është ëndërrimtar, i bukur dhe i ndritshëm.
Virgjëresha - bronz klasik në tonin e syve
Virgjëreshat janë perfeksioniste. Ju ndiheni më të plotësuar kur gjithçka është në rregull. Ton në ngjyrë bronz, vetulla të rregulluara dhe lëkurë të kuruar janë ajo çfarë ju duhet për të shkëlqyer.
Luani - puthje franceze
Luani, shpirti i festës si gjithmonë, do t’i duhet diçka pak dramatike dhe që të bjerë në sy. Kjo buzë e kuqe e ndezur është flirtuese dhe e guximshme (si minimumi një Luan i jetës sonë) dhe me siguri do të tërheqë vëmendjen edhe një penel i hollë i zi.
Gaforrja - pjeshkë dhe gold
Gaforrja e lezetçme me një penel ngjyrë gold dhe buzët ngjyrë pjeshke mund të pushtojë botën. Kombinim perfekt.
Binjakët - penel blu
Binjakë, ju jeni inteligjentë dhe kureshtarë, ju pëlqen të eksploroni dhe të luani. Ngjyra blu simbolizon forcën dhe qejfin. Gjithashtu është ngjyra e shenjave të ajrit.
Demi - qerpikë të ngarkuar
Ju jeni të sjellshëm, të besueshëm dhe besnik. Jeni të përditësuar me trendet, por gjithashtu e dini se çfarë ju pëlqen dhe çfarë funksionon për ju. Prireni t'i përmbaheni klasikëve, por i bëni ato elitë. Kjo pamje e mbushur me qerpikët dhe buzët e bukura rozë është klasike, por edhe fenomenale.
Dashi - buzë të dashurueshme
Dashi, ju jeni aventurier, të vendosur dhe energjikë, një shenjë e zjarrtë dhe kështu një buzë e kuqe e nxehtë funksionon në mënyrë perfekte.
- A e dini cilat janë çiftet më toksike bazuar nga shenjat e horoskopit dhe pse?
- Horoskopi: A je ti shenjë kardinale, fikse apo e ndryshueshme (dhe ç’kuptim ka?)
- Ç'thonë yjet për muajin Mars: Ka 1 lajm të mirë për gjithë shenjat e horoskopit!
- Cili gur i çmuar lidhet me muajin tuaj të lindjes dhe çfarë përfaqëson ai