Shqipëria

Protesta: Kërkesat e qytetarëve dhe reagimi i kryeministrit

Shkruar nga Anabel

12 Mars 2022

Protesta: Kërkesat e qytetarëve dhe reagimi i kryeministrit

Protesta e nisur disa ditë më parë ka marrë të tjera përmasa ditën e sotme, ku më shumë qytetarë, përfshirë edhe të pranishëm nga rrethet e tjera, marshuan para kryeministrisë.

Pedagogu i Gazetarisë dhe aktivisti Ervin Goci, gjatë fjalës së tij në shesh, renditi kërkesat e protestës: “Ne duam hetim, çmim tavan, kërkojmë heqje taksash, kërkojmë thyerje monopolesh, kërkojmë kontroll mbi burimet, kërkojmë të aktivizohet një kompani publike e cila konkurron në treg dhe mban në kontroll çmimin dhe iu shërben qytetarëve direkt. Jemi i vetmi shtet në botë që shtetin e kemi privat,” tha ai.

Goci dhe të tjerë aktivistë, përfshirë këtu aktorët Florjan Binaj dhe Irgen Çela, kanë theksuar se partitë nuk duhet të përfshihen me protesta. Gazetari Marin Mema, i pranishëm dje në protestë, u shpeh se qeveria duhet të tregohet e kujdesshme me popullin.

Protesta: Kërkesat e qytetarëve dhe reagimi i kryeministrit

Aktori Florjan Binaj ka kundërshtuar pretendimet e kryeministrit se “këto protesta janë një përpjekje e ulët e të njëjtave hije të së shkuarës, për të manipuluar njerëzit duke hedhur gurin e duke fshehur dorën”. Ditën e sotme, protestuesit përzunë një individ i cili në fjalën e vet u vu re se po përpiqej ta shndërronte protestën në partiake.

Protesta: Kërkesat e qytetarëve dhe reagimi i kryeministrit

Protesta: Kërkesat e qytetarëve dhe reagimi i kryeministrit

Protesta: Kërkesat e qytetarëve dhe reagimi i kryeministrit

Në mëngjes, Rama u shpreh se me ngritjen e Bordit Kombëtar të Administrimit të Karburantit, “çmimet do të kalojnë në filtrin e transparencës për të mos lejuar asnjë abuzim në kurriz të qytetarëve dhe marzhi i fitimit do të ngrijë sepse kjo nuk është kohë për të nxjerrë fitime, po për të rezistuar të gjithë së bashku.”

Pak para protestës, kryeministri deklaroi se “Paketa e Rezistencës Sociale ndaj pasojave të krizës globale energjitike si edhe të luftës në Ukrainë mbi çmimet po merr formë përfundimtare.”