Showbiz

Einxhel i përgjigjet Rudina Dembacajt; aktorja sqaron deklaratën e saj

Einxhel i përgjigjet Rudina Dembacajt; aktorja sqaron deklaratën e saj

Einxhel Shkira theksoi se nuk ka nevojë të vjedhë ide, si një përgjigje ndaj komenteve të Rudina Dembacajt, ndërsa kjo e fundit sqaroi se nuk e ka cilësuar projektin e Einxhelit për të ndihmuar vajzat që nuk kanë mundësi të kenë një profesion si plagjiaturë.

E ftuar në “Pardon my french” në Top Albania Radio, Einxhel u shpreh se ka treguar mjaftueshëm që ka ide dhe nuk ka pse t’i marrë ato nga dikush tjetër.

“Nëse dikush tjetër do kishte ngritur zërin, do kishte bërë sakrificë ngujimi në Big Brother, vetëm do e duartokisja që është dhe dikush tjetër si unë. Nuk mendoj se ka rëndësi kush e ka patur idenë e para, e dyta apo e treta. Unë e kam treguar mjaftueshëm që truri më buron ide dhe nuk hyj te njerëzit që kam nevojë të vjedh ide.”

Nga ana tjetër, Rudina Dembacaj tha te “Goca & Gra” se nuk e ka konsideruar projektin e Einxhelit si plagjiaturë, por nuk ka qenë dakord që është komentuar si një projekt i jashtëzakonshëm që nuk ka ndodhur më parë.

“Në mëngjes më dërguan që ka qenë ideja e Einxhelit për të bërë shkollimin e vajzave që nuk e kanë mundësnë. Unë e kam pasur si projekt dhe e kam. Nuk e kam shfaqur askund se vajzat që po ndihmoj e kanë problem të dalin me fytyrë. Vijon çdo ditë, nuk ka lidhje me një projekt televiziv [...] Nuk kishte ndonjë përplasje po kur u shfaq në televizion, u tha se ishte një projekt i jashtëzakonshëm, i padëgjuar ndërsa unë e kisha shfaqur 1 vit e gjysmë më parë në Instagram. Nuk thashë është plagjiaturë, thashë u shtofshin projektet e tilla. Është nismë shumë e bukur dhe kur është në televizion, është e mrekullueshme.”

“U zgjova me ide ‘origjinale’ të talenteve të ekranit. Mirëmëngjes,” shkroi Dembacaj në Instagram Stories në fillim të shkurtit, ku postoi një video të tetorit të vitit 2020 ku fliste për projektin e saj “Malsoret e mia [sic]”, i cili është i ngjashëm me idenë që Einxhel prezantoi në “Big Brother VIP.

Në një postim të mëvonshëm, aktorja shkroi: “Që të kuptohemi...Jam shumë e lumtur për çdo iniciativë për vepra të mira. Zot u shtofshin! Mbrojtja e ideve është gjithashtu vepër e mirë, në respekt të kujtdo!”

REELS

Në akullin e Lojërat Olimpike Dimërore 2026 në Milano Cortina, Laurence Fournier Beaudry (me origjinë kanadeze, që garon për Francën) dhe Guillaume Cizeron dhuruan një moment që të lë pa frymë. Publiku u ngrit në këmbë, rrjetet shpërthyen dhe ata e mbyllën garën me 🥇 medaljen e artë në ice dance. Elegancë, teknikë dhe një kimi

Shawn Mendes në Karnavalet e Brazilit me aktoren braziliane Bruna Marquezine, është Valentine Mood

Angelina Jolie dhe aktori francez Louis Garrel promovuan ne France filmin “Couture”, ku Jolie luan rolin e nje regjisoreje amerikane qe shkon ne Paris Fashion Week.

Bebe Rexha rockin’ it me the visual album “Dirty Blonde” Fillimi ne shqip! 🇦🇱🇦🇱

Grimieri i famshem me origjinë shqiptare Mario Dedivanovic dhe grimierja Foinika Kay, lip-sync nje moment viral nga Big Brother Vip Kosova 4

Ilia Malinin fitoi medaljen e arte ne garen individuale te meshkujve ne patinazh artistik ne kuader te Winter Olympics 2026 qe po zhvillohen ne Itali. Patinatori amerikan realizoi nje paraqitje te forte si ne programin e shkurter ashtu edhe ne programin e lire duke siguruar pike te larta nga juria. Malinin realizoi me sukses edhe elementin teknik Quad Axel ne programin e lire duke u bere nje nga sportistet e rralle qe e ekzekuton kete hedhje ne nje skene olimpike. Me totalin e pikeve ai u rendit i pari ne klasifikim duke lene pas konkurrentet kryesore nga Japonia dhe Evropa. Me kete fitore Malinin konfirmon statusin e tij si nje nga patinatoret me te mire te brezit te tij dhe forcon pozitat e Shteteve te Bashkuara ne patinazhin artistik ne nivel boteror.

Oh sa me ka pelqyer ky seriali. Fiksimmm RIP Dawson

Tourism Fair Albania 2026 u rikthye në Tiranë më datat 11–12 shkurt në Pallatin e Kongreseve, duke bashkuar profesionistët e turizmit nga mbi 18 vende të botës! Edicioni i 4-t sjell takime mes bizneseve të turizmit, diskutime me ekspertë dhe mundësi të vërteta bashkëpunimi. Panairi më i madh i turizmit në Shqipëri është i hapur edhe për publikun: dy ditë networking, ide dhe eksperienca që e vendosin Shqipërinë në hartën ndërkombëtare të turizmit.🗺️✨

Dhe vizualisht eshte ceremonia me e bukur e cdo Big Brother, duke nisur nga cifti, celebruesi (Londrimi 😍) , dekori dhe te te gjithe te ftuarit te veshur me Valdrin Sahiti

Bad Bunny shkëlqeu në SuperBowl

Angel responds to Rudina Dembacaj; the actress clarifies her statement

Einxhel i përgjigjet Rudina Dembacajt; aktorja sqaron deklaratën e saj

Angel Shkira stressed that there is no need to steal ideas, as a response to Rudina Dembacaj's comments, while the latter clarified that he did not consider Angel's project to help girls who do not have the opportunity to have a profession as plagiarism .

Invited to "Pardon my french" on Top Albania Radio, Angel said that she has shown enough that she has ideas and there is no need to take them from someone else.

"If anyone else had raised their voice, they would have sacrificed their isolation in Big Brother, I would only have applauded that it is someone else like me. I do not think it matters who had the first, second or third idea. "I have shown enough that my brain gives me ideas and I do not go to people who need to steal ideas."

On the other hand, Rudina Dembacaj told "Goca & Gra" that he did not consider the Angel project as plagiarism, but did not agree that it was commented as an extraordinary project that has not happened before.

"In the morning I was sent that it was Angel's idea to educate girls who could not afford it. I had it as a project and I have it. I have not shown anywhere that the girls I am helping have a problem with their faces. It goes on every day, it has nothing to do with a TV project [...] There was no clash but when it appeared on television, it was said to be an extraordinary, unheard of project as I had shown it a year and a half ago on Instagram. I did not say it is plagiarism, I said add such projects. "It's a very nice initiative and when it's on television, it's great."

"I woke up with 'original' ideas of screen talent. Good morning, " Dembacaj wrote on Instagram Stories in early February, where he posted a video of October 2020 talking about her project" My Mountains [sic] ", which is similar to the idea that Angel presented in" Big Brother VIP.

In a later post, the actress wrote: “Let us understand ... I am very happy for any initiative for good deeds. God bless them! Protecting ideas is also a good deed, in respect of everyone! ”