Duke filluar që nesër, nëse mëngjesin e nisni me një gotë lëng portokalli, më mirë mos i lani dhëmbët. Do thoni ju si mund të mos lajmë dhëmbët në mëngjes, e tmerrshme e dimë, por prisni të dëgjoni arsyet dhe cilat janë gabimet e tjera më të shpeshta sipas Dr. Michael Lynch, me profesion dentist dhe drejtor për shëndetin oral në kompaninë Johnson & Johnson.
1 - Konsumimi i ushqimeve ose pijeve me pH të ulët, me përbërje acide, zbusin përkohësisht smaltin e dhëmbëve dhe nëse larja bëhet direkt pas konsumimit, mund të hiqni një pjesë të smaltit, duke i bërë dhëmbët më të ndjeshëm ndaj prishjes me kalimin e kohës. Prandaj, prisni pak para se t'i lani.
2 - Ndryshoni furçën në një me fije më të buta. Besojmë gjithashtu se ju e dini që furça e dhëmbëve duhet të ndërrohet çdo dy-tre muaj (ose më herët nëse fijet janë prishur), por nëse jeni duke përdorur një furçë të fortë, duhet ta ndërroni atë tani, pavarësisht mund t'i lënë dhëmbët të ndihen më të pastër, në fakt mund të jenë shumë gërryese dhe të dëmshme me kalimin e kohës. Në vend të kësaj ai këshillon përdorimin të lehtë force, animi i furçës në një kënd 45 gradë nga mishi i dhëmbëve dhe larja me furçë me një lëvizje të shkurtër rrethore.
3 - Larja e dhëmbëve duhet të nisë me pjesën mbrapa, pra në fund të gojës, nga dhëmballët sepse është një mënyrë e mirë për t'i dhënë gojës vëmendjen që meriton. Duke e nisur pastrimin nga ku përqëndrohen më tepër papastërtitë, i jepni mundësi pastrimi pak më të detajuar edhe pikave të vështira për t’u arritur sepse të gjitha sjellin prishje të dhëmballëve.
4 - Nëse dhëmbët i lani 2 herë në ditë, bëni pastrim me fill dentar, ju mund të mendoni se është mjaftueshëm, por shpëlarja me një larës goje (duke bërë gargarë) do të vrasë më shumë baktere orale. Pasi të keni pastruar dhëmbët me fill dhe larë me furçë, bëni gargare me larësin për rreth 30 sekonda dy herë në ditë.
5 - Mos i lani dhëmbët shumë shpesh edhe pse disa këshillojnë që të lahen pas çdo vakti. Larja shumë e shpeshtë mund të dëmtojë mishrat e dhëmbëve dhe smaltin. Për këtë arsye mjafton dy herë në ditë. Ajo që mund të bëni pas çdo vakti ose mes-vakti është shpëlarja me ujë. "Bëni disa lëvizje të fuqishme me presion, duke e detyruar lëngun midis dhëmbëve të largojë çdo grimcë ushqimi që mund të ketë mbetur mes tyre. Kaq mjafton" sugjeron Dr. Lynch.