Shpeshherë, kur na fiksohet diçka duam ta realizojmë në atë moment, ndodh zakonisht kur mendojmë të bëjmë tatuazh ose piercing. Kjo zgjedhje që disa herë është impulsive, ndikon edhe në mënyrën e jetesës, sepse në rastin e piercing, duke qenë se për disa ditë shkakton rrjedhje, duhet pastruar disa herë, nuk duhet të vritet, rrit inflamacionin e gjakut dhe duan kujdes. Në verë, një piercing që të “vlon gjakun” bëhët akoma më i bezdisshem prej temperaturave të larta, në dimër gjithashtu është shumë ftohtë dhe nuk do jeni të lirshëm prej bezdisjes, ndonjëherë dhimbjes, si për shembull në rastin e piercing në vesh që është e vështirë mbajtja e kapuçit. Zgjedhja mbetet e juaja, por si periudhë këshillohet pranvera dhe vjeshta, e nëse akoma nuk e keni vendosur se cilin do bëni, mund të zgjidhni nga këto sugjerime që do jenë në modë këtë vit:
- Piercing në vesh, me vathë të vegjël dhe fin
Gjithnjë e më tepër moda po fokusohet tek aksesoset fin, minimalistë, siç po ndodh edhe me vathët e këtij viti.
- Piercing orbital
Një tjetër trend do jetë edhe lidhja e dy ose më shumë vrimave të shpuara të veshit (që mund të jenë afër ose larg nga njëra tjetra) me të njejtin vath.
- Piercing navel, ose ndryshe ai i kërthizës
Vazhdojmë pak aty me piercing minimalistë edhe tek kërthiza ju lutem!
- Piercing flat helix, 3 vathë rresht
Njerëzit po bëhën akoma edhe më të fiksuar me shpimin e veshëve për më tepër se një herë në të njëjtën kohë, mendohet se ka ardhur në formë ndjesie lirie pas periudhes së gjatë të pandemisë.
- Piercing në vetull ose përgjatë saj
Sigurisht që disa prej tyre nuk janë shpime të vërteta, por le të themi që këtë verë do e shohim shpesh këtë trend të ri të nisur nga Cardi B në Paris Fashion week.
- Piercing si kafshim gjarpri
Këtë vit, një tjetër trend i lezetçëm është pikërisht ky me 2 piercing pranë njëri tjetrit të lidhura me të njëjtin vath në dukej si pickim nga dhëmbët e gjarprit.
- Piercing në pjesën e flagrave të hundës dhe septum
Deri vonë kjo metodë ka qenë vetëm në flagrat e hundës ose në septum, por mesa duket këtë vit trendi do i përfshijë të dyja njëkohësisht, pra s’keni pse të zgjidhni se cilën do bëni.