School & Career

Prit pak, po ‘LinkedInfluencers’ çfarë janë?!

Prit pak, po ‘LinkedInfluencers’ çfarë janë?!

Në vitin 2022, për shkak se asnjë rrjet social nuk është i sigurt, LinkedIn është një ekosistem në të cilin një lloj i ri ndikuesi (influencer) - një LinkedInfluencer - mund të lulëzojë. Por "creators", siç i quan zyrtarisht platforma, nuk janë këtu për të ndarë blerjet e tyre në Amazon ose atë që hanë brenda një dite. Ata po shkruajnë postime frymëzuese rreth mënyrës sesi e tregtojnë veten te rekrutuesit, pavarësisht se nuk kanë përvojë "të vërtetë" të "punës" dhe thellohen me histori personale për shefat e këqij e shumë më shumë se kaq.

Natalie Riso, për shembull, 25 vjeç, është ndoshta një nga “influencueset” e para. Në vitin 2018, ajo u bë studentja më e ndjekur e kolegjit në platformë me postime si se si puna e saj e parë, në industrinë e ushqimit të shpejtë, e përgatiti atë për punën e parë pas diplomimit.

Synimi fillestar i Riso-s ishte të përdorte postimet e saj në LinkedIn si një portofol shkrimi kur aplikonte për pozicione pune. Por teksa ajo vazhdoi të postonte histori pune jashtëzakonisht të sinqerta, shpesh tre herë në javë, audienca u rrit, duke arritur përfundimisht rreth 400,000 ndjekës.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Natalie Riso (@natalieriso)

Kjo e ndihmoi atë të merrte një punë marketingu, pas së cilës e ktheu përmbajtjen e saj në LinkedIn për të shkuar më në thellësi në industrinë e saj të ëndrrave: teknologjinë. 

Gjatë këtij rrugëtimi, ndikimi i saj në LinkedIn solli  aktivitete me pagesë, si dhe një marrëveshje sponsorizimi me Bumble Bizz.

Thënë këto, ndoshta ka ardhur koha t’i kushtoni vëmendjen e duhur LinkedIn dhe ta përdorni atë si një platformë ku më shumë se gjithçka, marketoni veten, profesionalisht. Suksese!

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Cosmopolitan

REELS

Nuk diii

🚴🏻‍♀️Rides + rewards: Te @sunride.al merrni paketën 2-javore dhe për çdo ride gjatë janarit, fiton €5 kredite për paketën e radhës. 💃🏻

Ankthi im duke parë videon 📈📈📈

Veç fol Briki, se e sistemojmë 😂😂😂 @uetefeshowbyandale

Në një univers paralel, Victoria do rrëfente dhimbjen e saj si nënë te “Me zemër të hapur”, kurse Brooklyn dhe Nicola do shfaqeshin te “Rudina” për historinë e tyre të dashurisë, nga njohja te emri i fëmijës 😂

Ju dua shqiptarë. (shes vila buze bregut te Sazanit me 15000 euro m2)

Ok.

Pastrimi i dyshemesë nuk ka qenë kurrë kaq i thjeshtë EZVIZ RH2 nga @smartentry_al thith dhe lan njëkohësisht, pastron veten automatikisht dhe përshtatet me nivelin e papastërtisë, pa mundim dhe pa humbur kohë.

Nga cikli: AI Fantasy

Wait a minute, what are 'LinkedInfluencers' ?!

Prit pak, po ‘LinkedInfluencers’ çfarë janë?!

In 2022, because no social network is secure, LinkedIn is an ecosystem in which a new kind of influencer - a LinkedInfluencer - can thrive. But the "creators," as the platform officially calls them, are not here to share their purchases on Amazon or what they eat within a day. They are writing inspirational posts about how they market themselves to recruiters, despite not having "real" work experience, and delving into personal stories about bad bosses and much more.

Natalie Riso, 25, for example, is probably one of the first "influencers". In 2018, she became the most followed college student on the platform with posts like how her first job, in the fast food industry, prepared her for her first job after graduation.

Riso's initial intention was to use her LinkedIn posts as a writing portfolio when applying for jobs. But as she continued to post extremely candid work stories, often three times a week, the audience grew, eventually reaching around 400,000 followers.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Natalie Riso (@natalieriso)

This helped her get a marketing job, after which she turned her content on LinkedIn to go deeper into her dream industry: technology. 

Along the way, her influence on LinkedIn brought paid activities as well as a sponsorship deal with Bumble Bizz.

That said, it's probably time to pay close attention to LinkedIn and use it as a platform where, above all, you market yourself professionally. Success!

Recommended articles:

Source: Cosmopolitan