Letra 1
Mirmbrema Anabel Jam nje lexuese e rregullt e faqes suaj . Mqs tema ka te bej me sakrificen me te madhe edhe une kam sakrifikuar . Kam sakrifikuar x motren time me te vogel. Ajo lindi me nje deformim ne fytyre e cila eshte goxha e dukshme .Qe se vogeli eshte paragjykuar per pamjen e saj .. Kur isha 5vjece prinderit punonin dhe un rrija ne shpi me motren nk shkoja dot nr kopesht me shoqet e mia .Ndonse e vogel kujdesesha x te dhe gjyshja vinte na shihte her pas here se jemi afer .Tani jam 20 vjece dhe motra ime ka 5 vite qe ndiqet nga nje mjek Francez i cili ka mundur qe te rregulloj pamjen e saj .. Edhe 1 her me shum u sakrifikova x te voglen time bera nj vit shkollen e larte me pas e lash sps prinderit nk perballonin dot dhe shkollen time dhe pagesen e operacionit te motres qe kushtonte 2.000 euro . Un dua qe ajo te ndihet rehat me veten e saj .Te mos ndihet e perbuzur nga shoqeria te jet e = me to ... Me fali ns u zgjata Dhe flm ns e publikon ..
Letra 2
Pershendetje Anabel! Jeta eshte e mbushur me sfida dhe sakrifica por sakrifica ime me e madhe ne jete ka qene kjo:Para 4 vitesh kam nisur nje lidhje me nje mashkull "jo te denje" sipas familjes time.Ne te vertete ne fillim i tille ishte pasi ishte i alkoolizuar dhe merrej me pune te pista.Familja ime nuk e donte,dhe vazhdon te mos e doje.Pasi bera 2 vjet me kete njeri,te shtepise time e moren vesh qe une kisha lidhje me kete djalin.Prinderit me folen me menyre te mire qe une ta lija ate por une nuk mundesha se e doja.Ja u shpjegova por nuk me degjuan.Prinderit me rrahen dhe me torturuan sa une kalova ne depresion.Madje me vune ultimatum O NE O ATE dhe une zgjodha ate,pikerisht personin e zemres.Teksa me dhunonin me thonin vazhdimisht NE APO ATE dhe une e gjakosur nga fytyra thoja UNE ZGJEDH ATE!Sot ky njeri eshte i martuar me mua dhe e kam ne krah.Nga dashuria per mua ka lene alkoolin,por edhe punet e pista me te cilat ai merrej!Me familjen ende nuk flas pervec se me motren e madhe.Sakrifikova familjen per dashurine time.Por ja vlejti!Une e di qe nje dite ata do te me falin pasi une jam gjaku i tyre!
Letra 3
Pershendetje Anabel!! Un qe po ju shkruaj jam e martuar prej disa vitesh dhe kam 3 femije qe kan ardhur nga nje martese e lumtur dhe e qete. Historia ime nis para 2 vjetesh qe ndryshoi jeten time dhe te femijve te mi. Ne jetonim jasht vendit, ishim sistemuar shume mire,femijet shkonin ne shkolle, burri ne pune, ndersa un ne shtepi. Cdo gje shkonte mire,ne familje ishte krijuar nje ambjent qe kishim vetem harmoni dhe dashuri, kjo gje reflektohej kudo qe ne shkonim. Nderkohe qe femijet rriteshin,rriteshin dhe kerkesat. Te dy me bashkeshortin menduan te filloja nje pune, ku ai gjithmone me thoshte gjej nje pune sikur edhe per veten tende mos u kufizo ne shtepi Bashkeshorti me jepte shum force, brenda meje ndjeja siguri besim, dashuri, gjithcka. Aplikova ne nje agjensi punesimi, dhe per fat me aprovuan vendin e punes. Ne ato momente sa nuk fluturoja nga gezimi.... Fillova pune, ndihesha mire me punen qe kisha Ditet kalonin dhe si pa kuptuar pak e nga pak burri filloi te shfaqte shenja xhelozie. E degjoja dhe e mora me qetesi duke ja shpjeguar gjerat sic ishin ne te vertet sps skisha arsyen me te vogel te genjeja Situata po rendohej dhe un qe vazhdoja ti shpjegoja dhe tja faktoja gjerat qe ai te bindej sps ato qe ai thoshte apsolute nuk ishin te verteta. Ai nuk besonte, per me teper me akuzonte per gjera qe nuk me shkonin ne mendje e jo me ti beja,o zot c'far situate!!... kur thua te vertet dhe nuk te beson.. kulmi !! Mirepo as me shpjegimet deri ne detaje as me faktet ai nuk po bindej sa arriti mori cel dhe e coi ne polici per te kontrolluar tabulatet telefonike... Un isha ok me ne fund ky do ishte dhe shpetimi im sps policine do e besonte pa tjeter !! Ai filloi te me kontrollonte ne cdo gje cel fb ne shtepi isha apo jo aty, edhe ne banjo me vinte pas sa me detyronte te mos e mbyllja deren. ( mbase do qeshni, por sinqerisht e vertete) oo zot cfar stresi i jashtzakonshem..... nje situate e pa durueshme... e ku nuk e coja mendjen, ne ket situate kisha frik se ai mos me vriste ne gjume. Na marin nga policia ne tel per te mar pergjigjen... i thash bashkeshortin hajde te shkojm bashke ti shikosh dhe ti degjosh vet se cfar do te thone. Ai tha- un nuk vi, as ti mos shko, esht kurth ato atje do te vrasin..... kuptova se ai kishte kaluar ne depresion!! pergjigja nga policia ishte ajo qe un e dija,skishte asgje te dyshimte nga ato qe thoshte bashkeshorti Fillova ta keshilloja per te shkuar tek nje doktorr, por ai nuk e pranonte... -un jam shum mire... thoshte Por ne fakt sa vinte ai behej me keq, dhe nuk pranonte te vizitohej... situata me e veshtire qe mund te egzistoje.. me besoni !! E vetmja rruge zgjidhje qe me mbeti ishte te ktheheshin ne Shqiperi, ky ishte vendimi me i veshtire i jetes time. Te ikesh e te lesh gjithcka ato qe ke ndertuar nder vite , ku femijet lan shkollen,edukimin, jetesen , kushtet.... Qaja pa fund ,shikoja femijet qe vuanin por un isha e vetme se babai i tyre nuk kishte sy per ti pare femijet sa po vuanin bashke me mua!! Me rrenqethet mish kur kujtoj menyrat qe kam ber per ta cuar te psikiatri, dhe arrita tja dal mbane, edhe pse ai vazhdonte te mos pranonte. Me receten qe dha psikiatri dhe me keshillen e tij ja kam dhen ilacin fshehurazi per disa muaj me radhe. Dhe rezultatet e para i dha qe ne muajin e pare te mjekimit. ai ishte me i qet dhe gjerat po ktheheshin ne normalitet... Ai nuk me akuzonte me, nuk kishte me frik te dilte naten.. etj Me kujtohen fjalet e doktorrit- behu e forte ti duhet tja dalesh, ai ka nevoj per ty,femijet per babane e tyre, SHPETO FAMILJEN!! Avash avash filloi te kthehej ai njeri qe ishte i dashur, i perkushtuar dhe shum i dhen pas femijeve. Nje dite me tha -ti ske faj! kjo gje me ngrohu disi , sps mendova se ai po ndergjegjesohet plotesisht. Por esht ne natyren e tije qe disa gjera nuk i pranon ashtu sic jan, ai nuk e pranon se ishte i semure.... semundja nuk esht turp!! Matem ti them te verteten qe e kam mjekuar fshehurazi, poor terhiqem... kam frik se ai do humbase besimin tek mua!! ku ne te vertet gjithcka cfar kam ber ishte per te shpetuar ate si njeri dhe familjen. nuk e di si do vepronit ju.. A do e tregonit te verteten?!! te lutem anabel postoje, vertet esht sakrifika me e madhe e jetes time!!
Letra 4
Pershendetje Anabel ! Ne jete ka mjaft sakrifica e cdo njeri hallet e tij i quan sakrifica po per mua sakrificen me te madhe po e perjetoj tani pa mbushur akoma 29 vjec ku shoqet e mia jan akoma ne karrier e shkoll ndersa un mendova se fitova dashurin,familjen,femijen tim po gjithcka po shkaterrohet e un smund te bej asgje per ta ndaluar.po sakrifikoj vetem time duke ndenjur me nje njeri qe sme do edhe pse dikur ishte marrezisht i dashuruar mbas meje,keshtu thoshte po sakrifikoj krenarin time duke ju lutur mos ta prish ket familje e ket dashuri qe ndjej per te mos tna ler mua dhe vajzen vetem ne ket jet po ai as qe do tja dije,po sakrifikoj dinjitetin tim gjithcka timen e asgje spo njerr ne drite.mesa duket i ka ardhur fundi kesaj maredhenie kesaj dashurie po asgje nuk qenka e perjetshme e nuk ju merrka asgje askujt pa deshire....nje gje dua ti them burrit tim dhe ja uroj me gjith zemer qe ket vuajtje dhe gjith ket sakrifice te timen e te vajzes ju kthefshin ne jete...anonim te lutem
Letra 5
Pershendetje Anabel ! Ne jete ka mjaft sakrifica e cdo njeri hallet e tij i quan sakrifica po per mua sakrificen me te madhe po e perjetoj tani pa mbushur akoma 29 vjec ku shoqet e mia jan akoma ne karrier e shkoll ndersa un mendova se fitova dashurin,familjen,femijen tim po gjithcka po shkaterrohet e un smund te bej asgje per ta ndaluar.po sakrifikoj vetem time duke ndenjur me nje njeri qe sme do edhe pse dikur ishte marrezisht i dashuruar mbas meje,keshtu thoshte po sakrifikoj krenarin time duke ju lutur mos ta prish ket familje e ket dashuri qe ndjej per te mos tna ler mua dhe vajzen vetem ne ket jet po ai as qe do tja dije,po sakrifikoj dinjitetin tim gjithcka timen e asgje spo njerr ne drite.mesa duket i ka ardhur fundi kesaj maredhenie kesaj dashurie po asgje nuk qenka e perjetshme e nuk ju merrka asgje askujt pa deshire....nje gje dua ti them burrit tim dhe ja uroj me gjith zemer qe ket vuajtje dhe gjith ket sakrifice te timen e te vajzes ju kthefshin ne jete...anonim te lutem
Letra 6
Prsh Anabel..!!
Historia ime nis ndryshe nga femrat e tjera., Un jam e martur dhe kam dy engjuj qe me mbushin me jet.. Kam sakrifikuar jeten time duke jetuar me nje barbon, qe nuk e shifja dot me sy e jo ta pranoja per burr..Per te mos humbur prinderit pranova ket njeri qe cdo dit qe kalo me shum e urrej.. Familja ime jan me kohen e xhaxhit dhe kurr skan qen dakort qe un te ndahem nga ky mizerje qe po ma nxin jeten .. Ky djal mashtroj prinderit dhe ata I besuan .. ne takim kur dola me te e kuptova qe un nuk ndjeja aspak per ket. Dhe kurr skam qen materialiste. Thjesht doja sinqeritet...Nuk doja qe tme pranonte per fejes dhe ju luta qe mos tju thot prinderve qe se du un.. Ky sme degjoj dhe ju tha qe un e dua.. kur mora vesh se u kput fjala per po un vetem qaja.. askush sme pyeti se cfar ndjej.. Tani vitet kaluan un solla ne jet femijet e mi por kurr se fitova dashurin e bashkshortit. .Madje dhe vet kam ndryshuar shum..urrej familjen time edhe pse thell ne shpirt me dhemb..sot ata nuk dun me e dit qe un jam keq..sju intereson qe dhendrri I tyre doli mashtrus, pijanec, pa shtepi. .Thjesht dun nderin e familjes.. Tani pres qe femijet e mi te rriten dhe pse nuk e kan dashurin e atij qe si perkushtohet si baba..nuk I afron fare madje as baba si thon..perpiqem shum per ti afruar me te dhe spo ja arrij dot..Un kurr si ushqej keq..kurr sju kam then qe se du ate bastard...Cdo dit shtirem per mos te ren ne sy te tyre, mundohem tju sjell gezim sepse I kam dhurat nga zoti qe ma mbushin jeten cdo dit e me shum..!!
Letra 7
Mirembrema Anabel,
Po qe se flasimin per sakrifice kjo e imja eshte sakrifica me e madhe qe nje njeri mund te beje...Mundohuni te lutem ta imagjinoni pak. Jetoj me nje vajze qe fillon pune ne oren 7 te mengjesit. Tani une nuk e kam problem qe ajo zgjohet heret por problemin me te madh e kam se do te me zgjoje dhe mua here. Nje dite e zakonshme per mua eshte :- Ne oren 4 AM te mengjesit bie alarmi(muzika e DESTINY'S CHILD --Thought I couldn't breathe without I'm inhaling You thought I couldn't see without you dhe blla blla )...e une pergjumesh kap telefonin tim me e fik e ai i shkreti eshte i fikur...nga ana tjeter e krevatit degjoj ate qe me thote ska gje eshte i im...OK dhe mendoj u zgjua jooooooooo...cne ne oren 4:10AM prape nje alarm tjeter ...e prape "snooze" e kjo historia e alarmit dhe snooze vazhdon deri ne oren 5...nje tmerr. Pastaj ne oren 5 me merret fryma ...E them cfare eshte cfare ka ndodh...Ajo siper gjoksit tim duke me pare mua e me thene me pelqen kur te shoh duke fjetur te kam zili se une do te iki ne pune... o perendi jepi tru se u mungon nje copez e vogel...E ne gjume e siper i them te fuse nje chewing gum se ka nevoje per te( nuk ma mban ti them ik e laj gojen se nje zot e di cfare mund te ndodhe)...E ketu fillon e tateposhtmja... E iken e merzitur tek guzhina nga e cila degjoj tingellimen e cdo pjate dhe e cdo piruni dhe thike...e aty nga 5:45 degjoj nje te gerthitur qe me pyet nese dua kafe apo jo ....Me sill valium i them i ke tek sirtari i dyte lart... E smbaron ketu pasi pas kesaj fillon refreni i cdo mengjesi....:'Ne kurre nuk hame mengjes bashke --e une pergjumesh duke mermeritur - te dua pra shume --- jo jo ti sme do fare mua te me duash nuk sillesh keshtu--- jo jo te dua aq sa nuk e merr me mend , perseris vazhdimisht" ...Me ne fund 6:15 qehtesi ... por une jam esull me ka dale gjumi dhe jam nje dite me i vjeter dhe nje dite me afer fundit tim...Me e keqja eshte qe kjo vazhdon 5 dite te javen per afro 4 vjet tani ...Nuk dua te permend ketu te shtunen qe cohem me fishkellimin e fsheses me korent ( kesaj ja kam gjetur i heq siguresen dhe ja ve gjate javes )JA KJO ESHTE SAKRIFICE...postoje te lutem me emer pa emer se kam problem fare se ajo nuk eshte ketu ne kete faqe...
Letra 8
Mrb Anabel! une ne fakt dua te falenderoj gjithe shoket shoqet mesuesit, pedagoget qe sakrifikojne cdo dite per mua ,po po sakrifikojne kohen e tyre per te me degjuar mua qe me merret goja dhe dua 3 ore te them nje fjale! Eshte e tmerrshme te duash te thuash shume gjera dhe te mos ti thuash dot sepse te tjeret vrenjtin vetullat dhe humbin vemendjen nga ty! jam 19 Vjec dhe problemi i belbezimit ekziston akm dhe pse thuhej qe gjoja me moshen do ikte! Faleminderit dhe nje here atyre qe sakrifikojne per te degjuar mek meket e mia!
Letra 9
Anabel,shum katile ndihem kur i flas vetes keshtu,por ama mendoj qe sakrificat e dashurise nuk jane tamam sakrifica.ok...e kuptoj pjesen e vuajtjes.Nese do flisja per cka m perket,nuk kam bere sakrifice me t madhe der m sot se sa te resht se qeni vetja ime,qe eshte aq e mire pak kontroverse,por zgjedhjet m detyruan t behem ajo qe nuk jam.as me e mire dhe as me e keqe,thjesht duhet te kenaq ata qe m rethojne pa mundur te shpreh dot lirshem cf ndiej e cf mendoj...ohhh nuk di si te ta shpjegoj.me eshte bere zakon ti ndrydh mendimet dhe as me ty nuk me del lirshem fjala.E gjithe kjo per tu ndjere pjesë e nje klase shoqerore "te denje" ku un nuk mund te jem une,por jam nje une me e mire dhe pranohem.Nuk e di pz dhe sa do duroj keshtu...
Letra 10
Mirmbrema Anabel.. Si gjithmon ja vjen te sakrifikosh per njerezit qe do, sic kam ber dhe un. Para disa vitesh u njoha me nje djal, pavarsisht se nuk ishte i pikuari nga qielli u dashurova me te. Pas 3 vitesh prinderit e mi e moren vesh, ndersa familja e tij e dinte dhe donin shum te fejoheshim. Ama ai nuk kishte te ardhme dhe vendosa ti marr gjerat me avash. U largua jasht per te punuar, marr vesh se jetonte me dime tjeter, i vura ne dijeni dhe familjen. Aty mu desh te zgjidhja mes atij dhe familjes, dhe pa u menduar 2 her zgjodha familjen pavarsisht se nuk ishte hera par qe me tradhetonte. Sot kan kaluar 2 vite nga ndarja jon, jam me dike tjeter qe me beri tbesoj se dashuria e sinqert ekziston. Nese do me duhej te zgjidhja, perseri do zgjidhja familjen, e kam kuptuar qe nuk vlen me shum se asnje gje tjeter ne kte bote.
Letra 11
Sakrifica ime me e madhe? ! Ne fakt un jam tip shume sakrifikuese dua shume ti shoh njerzit qe dua te lumtur pastaj veten time, nuk mund te shijoj azgje nqs njerzit e mije vuajn, une kam pas nje femijeri jo shume te lumtur tani qe e mendoj se ateher dukesha e lumtur me ato pak gjera, kur vishja rrobat e motrave te mija me te medha, kur behesha keq nqs nuk me perfshinin ne muhabet, doja gjithcka ta beja une dhe nqs nuk mundesha vetem se thoja fjalen do ta beja., kte gje e kam edhe tani.jam ne nje lidhje te gjate , lidhje qe shume zdo mundeshin te rezistonin kur dhe ai shpesh her ndihet keq se mos merzitem dhe ate arri ti jap forc.kam sakrifikuar vitet e mije jeten time , jam mesuar te jetoj dhe me lot dhe me besoni un kam mundur ta gjej lumturin dhe ktu. Jeta e tij eshte e gjitha mbrapsht fati nuk eshte me te dhe i nxjer 100 pengesa sado vuan me shpirt te me bej te lumtur.tani eshte larget ne nje vend qe mos qoft as hasmi , ndenjta muaj pa folur pa e par .dhe ndonjeher isha gati te dorzohesha por un munda te gjej forc ndoshta zoti me dha. Sepse mendoj se kshu eshte lidhja kshu eshte jeta duhet japim dhe te na japin ..ai ndenjti pran meje dhe kur gjithcka e largonte rrezikoj jeten dhe vazhdon akoma ta rrezikoj dhe nje zot e di si do shkoj kjo jeta jon. Sa her vrapoja si femij nga ardhjet dhe qaja si femij I braktisur te shkallet ku me merte gjithmon. Por rri dhe mendoj cfar mund beja me mir ne kte jet? Sinqerisht azgje un jam lumturia e dikujt mar frym qe ti jap shpres ti mbaj doren kur mendon se mori fund gjithcka une jam aty .cfar mund te dua me shume kur ai me thot pa ty skam jet , sa gjera kemi sakrifikur per kte jet ndoshta morem vuajtje por zoti ku i dihet cfar ka rezervuar per mua. Te gjithe me shohin dhe me thon si reziston pse s heq dor?un qe shpirti me dhemb them me qetsi kurr dhe me kap ankthi mos zoti ma mer kjo gje me vret. Kto dy jav zoti ndoshta na ben te buzeqeshim por tani kam frik te qesh sepse ndoshta pas pak oresh qaj por dua te besoj dhe un mire keq jam ktu jetoj me dhimbjen e ati kjo eshte sakrifica me e madhe dhe dja bej ditet sa te mundem te lumtura. Jepni nga vetja njerzve qe meritojn se ju siguroj ska ilac me te mire per shpirtin. Un jam e lumtur qe te kam dhe me ke ber njeri me te mire me zemer te madhe anonim te lutem.