Relationships

A duhet të punosh në biznesin e partnerit/es?

A duhet të punosh në biznesin e partnerit/es?

Nëse partneri/ja juaj ka një kompani dhe ju kërkon të punoni për të duke lënë vendin e punës aktuale, mendoni se do ishte gjëja e duhur nëse do pranonit? Sigurisht që përgjigjja është shumë personale dhe varet nga faktorë të tjerë të lidhjes suaj, gjithashtu edhe qëllimet në aspektin profesional.

Këtu janë disa gjykime “Pro” dhe “Kundër”, vendimi ju mbetet ju:

Pro:

- Do mund të kaloni më tepër kohë me njëri-tjetrin.
- Rezultatet do tregonin edhe potencialin e partnerit/es duke krijuar kështu një mendim akoma më të përforcuar për një të ardhme bashkë.
- Kontribuoni për të mirën e përbashkët: në rritjen e biznesit që sjell më shumë të ardhura.
- Orare të përshtatshme për të dy, duke qenë më i thjeshtë oranizimi i ditës.

Kundra:

- Do kaloni kohë më tepër seç duhet me njëri-tjetrin dhe shumë çifte këtë gjë e shohin si pamundësi për pavarësi dhe hapësirë.
- Pasiguria për vendin e punës në rast se marrëdhënia nuk shkon ashtu siç ishte menduar.
- Krijohet një lloj “ndërprerjeje në karrierë” pasi puna me parterin/en nuk ka hierarkinë dhe përgjegjësinë si te një punëdhënës i panjohur (le të themi).

“Epo, tepër vonë tani se unë e pranova ofertën”

Dakord, nëse keni vendosur kështu, këto janë këshillat që jepen për këtë rast, që karriera juaj të vazhdojë në rritje, që të mos rrezikoni as marrëdhënien e as punën:

 Sigurohuni që pozicioni i punës është i qartë, i përshtatet eksperiencës/njohurive tuaja dhe që jeni të regjistruar në atë biznes sipas ligjit.
- Kujdesuni që paga juaj të jetë e ngjashme me atë të tregut për atë pozicion pune.
- Konsiderojeni këtë punësim njësoj si me një punëdhënës që nuk e njihni, firmosni të dyja palët kontratën e punës, specifikoni mirë përgjegjësitë dhe rolin tuaj.

Mbi të gjitha, komunikimi është çelësi i çdo marrëdhënieje të shëndoshë, nëse bisedoni me sinqeritet çdo gjë paraprakisht (pakënaqësitë, pritshmëritë, ndonjë shqetësim) do të mund të gjeni të mirën e përbashkët.

Artikuj të rekomanduar:

Burimi: Forbes

REELS

I keni parë kostumet e reja nga Shop Class? Këtë sezon vijnë ndryshe dhe JO, nuk janë njësoj si gjithë të tjerët sepse koleksioni i ri “WEAR YOUR ENERGY’ me prerjet e veçanta, oversize, i shkojnë çdo trupi. Shto këtu detajin më IN të ‘Layers-ave’ dhe 5 ngjyrat i bëjnë ndryshe nga gjithçka që keni parë më parë. Për të vërtetuar çdo fjalë që është shkruar më sipër shkoni te @shopclassavonline dhe zgjidhni kostumin tuajin sepse vajzat që nuk duan të jenë si të tjerat, meritojnë CLASS.

Gjithmonë gati!

@sunride.al bën 2 vjeç dhe në këtë ditëlindje vjen me shumë oferta dhe argëtim pa fund.

Një brand shumë ndryshe vjen për herë të parë në Shqipëri! @skin.care.albania

Prindërit më kanë krahasur gjithmonë me kushërirat, ndaj s’ndihem kurrë sikur bëj mjaftueshëm.

Si do reagonit po të merrnit një propozim të tillë? 🤨

Për të gjithë prindërit e rinj – @mamushe.co mendon për ju! Regjistrohuni brenda muajit Tetor dhe përfitoni 30% ulje. Kush tha që të bëhesh prind nuk vjen me përfitime?

Për ç’po flasin?

Vuan nga sëmundja e quajtur Lyme dhe depresioni

Me datë 22 Tetor, Ladies Night me “Regretting You” në @cineplexx_albania . Majde një ditë para premierës së tij zyrtare! Shihemi atje :)

Do you have to work in your partner's business?

A duhet të punosh në biznesin e partnerit/es?

If your partner has a company and wants you to work for him or her leaving your current job, do you think it would be the right thing to do? Of course the answer is very personal and depends on other factors of your relationship, as well as goals in professional terms.

Here are some "For" and "Against" judgments, the decision is up to you:

Pro:

- You will be able to spend more time with each other.
- The results would also show the potential of the partner, thus creating an even stronger idea for a future together.
- Contribute to the common good: in growing the business that brings in the most revenue.
- Convenient schedules for both, being the simplest organization of the day.

Against:

- You will spend more time than you should with each other and many couples see this as an impossibility for independence and space.
- Uncertainty about the workplace in case the relationship does not go as intended.
- A kind of "career interruption" is created because working with a partner does not have the hierarchy and responsibility of an unknown employer (say).

"Well, it's too late now that I accepted the offer"

Agree, if you have decided so, here are the tips given for this case, so that your career continues to grow, so as not to jeopardize either the relationship or the job:

 Make sure the job position is clear, fits your experience / knowledge, and that you are legally registered in that business.
- Make sure your salary is similar to that of the market for that job position.
- Consider this employment the same as with an employer you do not know, both parties sign the employment contract, specify well your responsibilities and role.

After all, communication is the key to any healthy relationship, if you talk honestly everything in advance (dissatisfaction, expectations, any concerns) you will be able to find the common good.

Recommended articles:

Source: Forbes