Të paturit një kafshë shtëpiake afatgjatë mund të vonojë humbjen e kujtesës dhe lloje të tjera të rënies konjitive (procesi i përvetësimit të njohurive dhe të kuptuarit përmes mendimit, përvojës dhe shqisave), ka zbuluar një studim i ri.
Kafshët shtëpiake janë të dobishme për kujtesën verbale, siç është memorizimi i listave të fjalëve, sipas hulumtimit paraprak.
"Sipas njohurive tona, studimi ynë është i pari që shqyrton efektin e kohëzgjatjes së mbajtjes së kafshëve shtëpiake për shëndetin konjitiv," tha për CNN autorja Jennifer Applebaum, një kandidate për doktoraturë në sociologji dhe bashkëpunëtore e Institutit Kombëtar të Shëndetit në Universitetin e Florida-s.
Studimi vuri në dukje se nuk janë vetëm macet dhe qentë që mund të fuqizojnë trurin. Njerëzit në studim kujdeseshin gjithashtu për lepujt, hamsterët, zogjtë, peshqit dhe zvarranikët, tha Applebaum, megjithëse "qentë ishin më të përhapurit, të ndjekur nga macet".
"Këto gjetje ofrojnë prova për të sugjeruar se pronësia afatgjatë e kafshëve shtëpiake mund të mbrojë shëndetin mendor,” tha Tiffany Braley një profesorëshë e neurologjisë.
Studimi do të prezantohet në muajin prill në 74-Vjetorin e Akademisë Amerikane të Neurologjisë.
Artikuj të rekomanduar:
- A janë zebrat të bardha me vija të zeza apo të zeza me vija të bardha?
- Pfizer, Covid, Fauci etj: Emrat trend për kafshët gjatë vitit 2021
- Flini me kafshët shtëpiake? Si ndikon tek ju (dhe te kafshët)
- Do të merrni qen për herë të parë? 10+ racat më të mira
- Si duhet të veproni nëse sëmureni me Covid dhe keni mace ose qen në shtëpi
- 15 qentë më të mirë për familjet me ose pa fëmijë