Pushteti

Nga shqiptarët në Ukrainë tek rreziku i një Lufte të 3-të: Si u përgjigj kryeministri Rama

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2022

Nga shqiptarët në Ukrainë tek rreziku i një Lufte të

Gjatë komunikimit të sotëm live, Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka tha se janë rreth 60 shqiptarë që jetojnë në Ukrainë prej shumë kohësh.

Sipas të dhënave zyrtare, deri tani u është ofruar ndihmë për kalimet kufitare nga Ukraina 5-6 shqiptarëve.

“Bëhet fjalë për 60 shqiptarë që janë integruar në Ukrainë për vite dhe ndoshta dekada. Kemi informacion vetëm për ata që na kanë kontaktuar për t’i ndihmuar për të kaluar në rrugë kufitare dhe janë shumë pak, 5 ose 6 persona."- u shpreh ministrja.

Ndër të tjera, gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Rama iu përgjigj një ndër pyetjeve që i është bërë më shpesh në këto ditë: A mund të preket Shqipëria nga një Luftë e 3-të Botërore?

Sipas tij, diçka e tillë as nuk parashikohet dhe as nuk evitohet.

“Jemi vend i Natos dhe sot është përsëritur nga të gjithë se vendet e Natos, çdo vend  i Natos është në një tjetër regjim mbrojtje. Ka një pjesë njerëzish që janë të shqetësuar që kjo luftë mund të vijë në Shqipëri dhe ne s’kemi avionë ne s’kemi raketa etj. Shqipëria nuk është në Nato një vend anëtar për të pasur raketa është në Nato një vend anëtar që ka një sërë prioritetesh të vetat të koordinuara me aleancën.

Ka sot investimin që po kryhet për një bazë ajrore të Natos në vend, avionët e Natos do jenë aty. Nëse Lufta e 3-të shpërthen është diçka që s’e parashikojmë dot dhe as nuk e evitojmë dot nëse të tjerë e nisin. S’jemi në këto kushte duhet të jemi të vetëdijshëm se lufta është reale dhe ka impakt real në ekonomi pa diskutim. Sa dhe si është për t’u parë në rrugën e zhvillimit të ngjarjeve. Pozicioni ynë është solid, komod, në thonjëza se s’ka asnjë komoditet në këto kushte”, -përfundoi kryeministri.