"Ky fat, të cilin nuk e zgjodhëm më bën të ndihem keq dhe e frikësuar. Ti ndihesh si e marrë peng nga e gjithë kjo situatë."- shprehet Olesya, një nga protestueset ruse kundër luftës në Ukrainë.
Njerëzit në të gjithë botën po mbajnë protesta në mbështetje të Ukrainës pas sulmeve ruse. Vetëm në Rusi po mbahen protesta në rreth 53 qytete, ndërkohë që policia ka arrestuar më shumë se 1700 protestues.
Në Londër, njerëzit e bashkuar kundër luftës, brohorasin të gjithë njëzëri kundër Putin, duke i bërë thirrje NATO-s dhe qeverisë Britanike të marrin masa për ta ndaluar situatën kaotike atje.
1.
2.
3.
4.
5.
6.
7.
8.
9.
10.
Burimi: The Guardian