1. Putin i bën thirrje ushtrisë ukrainase: 'Merrni pushtetin në duart tuaja'
Presidenti rus, duke iu drejtuar Këshillit të Sigurimit Rus, iu drejtua në mënyrë indirekte edhe ushtrisë ukrainase, që të dalin kundër qeverisë së tyre.
Sipas tij "neo-nazistët"- (kështu i referohet Putin me ironi qeverisë ukrainase) kanë vendosur armatim të rëndë, duke përfshirë sisteme të shumta lëshimi raketash, në qytete.
“Ata po veprojnë si terroristë në mbarë botën, duke u mbrojtur pas njerëzve në mënyrë që të akuzojnë Rusinë se ka shkaktuar viktima. Dihet me siguri që e gjithë kjo po ndodh me rekomandime të konsulentëve të huaj, mbi të gjitha këshilltarëve amerikanë.”
Thënë këtë, ai u drejtohet edhe ushtarëve ukrainas, duke i kërkuar ta marrin në dorë vetë pushtetin.
“Po ju drejtohem edhe një herë ushtarakëve të forcave të armatosura ukrainase: mos lejoni neo-nazistët të përdorin fëmijët tuaj, gratë tuaja dhe të moshuarit si mburojë njerëzore. Merrni pushtetin në duart tuaja. Ju dhe ne do ta kemi më të lehtë të arrijmë një marrëveshje sesa me atë bandë të neo-nazistëve në Kiev.”
2. Ushtria ruse vijon bombardimet, fokusi mbetet Kievi.
Autoritetet ukrainase raportojnë për 137 ushtarakë dhe civilë të vrarë. Ndërkohë 316 persona kanë mbetur të plagosur gjatë sulmeve.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se sulmet e Rusisë po shinjestrojnë objekte ushtarake dhe civile. Ai nënvizoi se Ukraina po lufton e vetme përballë Rusisë dhe kërkoi armëpushim me fqinjin rus. Ndërkohë Zelensky tha se kjo situatë nuk mund të përballohet vetëm me sanksione.
3. Forcat ruse marrin nën kontrroll aeroportin kryesor të Ukrainës.
Ministria ruse e Mbrojtjes tha se forcat e saj kanë marrë kontrollin e aeroportit kryesor "Hostomel" pranë Kievit. Sipas saj janë përdorur rreth 200 helikopterë rusë dhe se Kievi është "i bllokuar nga perëndimi".
4. Europa pritet të sanksionojë Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus.
Bashkimi Europian pritet të sanksionojë presidentin rus, Vladimir Putin dhe Ministrin e Jashtëm rus, Sergey Lavrov. Një lajm i tillë është bërë i ditur nga nga Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock.
"Tani në listën tonë është edhe presidenti rus dhe Ministri i Jashtëm atje. Ata janë përgjegjës që fëmijë dhe njerëz të pafajshëm po vdesin atje si dhe për faktin që sistemi ndërkombëtar është duke u shkelur. Ne si europianë s'mund ta pranojmë këtë."
5. Të frikësuar dhe në kaos, qytetarët ukrainas nisen drejt Polonisë
Teksa sulmet vijojnë nëpër vende të ndryshme të Ukrainës, qytetarët po kalojnë në këmbë kufirin për të mbërritur në Poloni. Me nga një çantë në duar, shpresa e vetme e ukrainasve për të shpëtuar mbetet largimi.
- Foto: Kievi përballet me sulme nga Rusia
- Situata e luftës: A do të anulohet Eurovision?
- Çfarë është Sëift dhe a mund ta ndalojë Rusinë?
- ‘Gjaku i saj, duart e tij’: Çfarë shkruan gazetat në mbarë botën për pushtimin e Ukrainës
- Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
- Fillimi i Luftës së Tretë Botërore? Ja si konflikti Rusi-Ukrainë na rrezikon të gjithëve
Burimi: The Guardian, CNN