Bota

‘Gjaku i saj, duart e tij’: Çfarë shkruan gazetat në mbarë botën për pushtimin e Ukrainës

Shkruar nga Anabel

25 Shkurt 2022

‘Gjaku i saj, duart e tij’: Çfarë shkruan gazetat

Faqet e para të gazetave në mbarë botën iu kushtuan ngjarjeve të rënda në Ukrainë, ku fotot kryesore përcillnin shkatërrimin e Vladimir Putinit.

Një fotografi e një gruaje me kokë të gjakosur dhe të fashuar dominon faqen kryesore të Guardian me titull "Putini pushton".

Të njëjtën foto përdor edhe Mirror me titull “Gjaku i saj...duart e tij.”

The Sun po ashtu ndjek një përshkrim të ngjashëm me “Gjaku i saj në duart e tij”.

Imazhi nga afër i gruas së plagosur u përdor edhe nga tabloidi gjerman, Bild: “Gjaku i Putinit”.

‘Gjaku i saj, duart e tij’: Çfarë shkruan gazetat

New York Times shkruan “Rusia sulmon ndërsa Putin paralajmëron botën; Biden zotohet se do ta bëjë përgjegjës”.

LA Times thotë "Ukraina nën sulm". Titulli i Financial Times shkruan se "Forcat e Putinit sulmojnë Ukrainën".

The Telegraph shkon me titullin "Lufta e re e ftohtë teksa godet Putini", dhe gjithashtu përcjell një artikull nga kolumnisti Fraser Nelson që e quan sulmin "11 shtatori i Europës".

Në Spanjë, faqja e parë e El Pais thotë se "Putini nis një sulm masiv kundër Ukrainës". Gazeta franceze Libération shkruan “i paimagjinueshëm” fakti i një lufte të madhe në Europë.

Daily Mail raporton se "Putini do të pushtojë kryeqytetin brenda disa ditësh", dhe gjithashtu paraqet një fotografi të një nëne dhe fëmijës së saj të vogël teksa përpiqen të largohen nga Kievi me autobus.

Artikuj të rekomanduar: