Përditësim/Ora: 12:31 PM
Liderët perëndimorë i kanë bërë thirrje Rusisë të tërheqë trupat nga Ukraina. Deri më tani raportohet për të paktën 40 viktima (mes tyre dhe fëmijë) dhe dhjetra të tjerë të zhdukur. Qytetarët e tmerruar kanë nisur të largohen nga vendi, duke krijuar radhë të gjata trafiku dhe kaos nëpër rrugët e qyteteve.
Ata që nuk janë larguar, i janë drejtuar me nxitim bodrumeve, ndërsa stacionet e metrosë së Kievit gjithashtu raportohet se po kthehen në bunkerë të improvizuar. Nga raportimet e CNN, stacionet e metrove në Kiev janë plot me njerëz që kërkojnë t'i shpëtojnë sulmeve. Të pajisur me sasi të mjaftueshme ushqimesh, banorët kanë gjetur përkohësisht strehim nëpër stacione trenash dhe metrosh.
___
Forcat ruse kanë sulmuar disa zona të ndryshme përreth Ukrainës. Pushtimi nisi nga Donbasi dhe deri më tani raportohet për 7 të vrarë dhe 9 të tjerë të plagosur.
Presidenti Vladimir Putin paralajmëron vendet e tjera se çdo përpjekje për të ndërhyrë do të çonte në pasoja të rënda që s'janë parë ndonjëherë deri më tani.
Sipas zyrtarëve ukrainas, vala fillestare e sulmeve përfshinte raketa, artelieri dhe sulme ajrore që goditën infrastrukturën ushtarake dhe pozicionet kufitare, duke përfshirë edhe bazat ajrore. Tre orë pas sulmit që nisi në orët e para të mëngjesit, Ministria ruse e Mbrojtjes pretendon se kishte "neutralizuar" bazat ajrore dhe mbrojtjen ajrore të Ukrainës.
Çfarë po ndodh me qytetarët?
Pas shpalljes së gjendjes së luftës nga ana e presidentit ukrainas, Zelenskyi, qytetarët kanë nisur të largohen nga Kievi për t'i shpëtuar sulmeve ruse, ndonëse kreu i Ukrainës i bëri thirrje të qëndrojnë të qetë. Deri tani ka shpërthime në të paktën 7 qytete të ndryshme të Ukrainës.
Artikulli do të jetë në përditësim*
Artikuj të rekomanduar:
Burimi: The Guardian