Anonim të lutem

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që bëjnë klientët

Shkruar nga Anabel

23 Shkurt 2022

 Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

E di që jeni të gatshëm të listoni menjëherë disa nga gjërat që urreni kur shkoni te parukierja, por këtë herë jemi për të folur për ju. Margò, adiminstratorja e @anabel.entertainment në Instagram, pyeti në lidhje me gjërat që klientët bëjnë ose thonë, të cilat parukiereve nuk u pëlqejnë fare.

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

“Më bezdisin kur bëjnë shumë muhabet. E kuptoj që nuk do rrinë pa folur, por kur teprohet, kthehet në bezdisëse dhe të shpërqëndrojnë nga puna.”

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

“Mundohen të bëjnë korrigjime pa përfunduar ende puna.”

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

“Kur shajnë parukieret e tjera. Dëgjo zonjë, nuk dukesh bukur kur flet keq për dikë dhe mbi të gjitha, nuk më intereson.”

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

“Veprimi më bezdisës për mua është kur lëvizin. Nuk e kuptojnë që kam gërshërë në duar?!”

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

“Një ndër gjërat që nuk më pëlqen është kur mërziten ose bëjnë ironi me faktin që nuk i postoj fotot e tyre në Instagram. E kuptoj që mund të mendojnë se nuk pëlqej ato ose nuk më pëlqen puna që kam bërë, por sinqerisht kam zgjedhur t’i bëj postimet sipas një rendi të caktuar. Pra, postoj vetëm disa modele prerjesh dhe disa lloje lyerjesh për flokët, por kjo nuk do të thotë se kam diçka personale me to.”

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

“Vonesat! Janë të tmerrshme dhe shkaktojnë një kaos në punë, sidomos me klientët e tjerë.”

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

“Gjithçka mund ta toleroj, përveç komunikimit.”

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

“Kur jam duke u larë kokën dhe lëvizin vazhdimisht, ndonëse u kam thënë si të qëndrojnë. Kulmi është kur qëndrojnë në telefon dhe ngrenë kokën çdo minutë.”

Disa parukiere shqiptare tregojnë 8 veprime acaruese që

Rilexohemi me një tjetër listë, këtë herë me pakënaqësitë e klienteve. ;)

Artikuj të rekomanduar:

MOS I HUMBISNI