Që në minutat e para, finalja e Big Brother VIP, nisi me një surprizë. Moderatorja Arbana Osmani, teksa falenderonte regjinë, banorët dhe gjithë ekipin tha se mbrëmja do të jetë e mbushur me emocione dhe surpriza nga më të paparët.
"Si fillim, çfarë ju nuk dini është që Big Brother VIP këtë edicion e kanë prezantuar dy veta."- nisi Arbana, duke lënë të kuptohet se është sërish në pritje të ëmbël.
Arbana Osmani zgjodhi ta tregojë publikisht se do të bëhet nënë për të tretë pikërisht në finalen e madhe, ndonëse ndjekësit herë pas here kishin shprehur hapur dyshimet e tyre në lidhje me barkun e rrumbullakosur.
Arbana Osmani është nënë e dy djemve, Jon dhe Diell, i cili erdhi në jetë rreth 2 vite më parë.