Nicole Kidman u shfaq ndryshe në kopertinën e Vanity Fair dhe le të themi se një pjesë e mirë e njerëzve nuk e “përqafoi” stilin e ri të aktores.
Kidman pozon e veshur me një minifund të shkurtër, një crop-top në formën e reçipetave, të dy pjesë e koleksionit të diskutuar Pranverë 2022 të Miu Miu. Veshja e kuruar nga stilistja britanike Katie Grand shoqërohet me këpucë me majë dhe çorape të gjata gri.
“Ajo është një aktore e kompletuar që është nominuar për Oscar. Pse është e veshur si një vajzë shkolle? Jo këndshëm,’ komentoi dikush në postimin e Vanity Fair në Instagram, ndërsa një tjetër shkroi, “Do të doja të dija konceptin pas kësaj…sepse nuk e kuptoj”.
“Nicole Kidman është fantastike, por ky stil është i tmerrshëm. Jam i tronditur që ajo pranoi,” tha një i tretë, ndërsa një i katërt pyeti, “Kush mendoi se kjo ishte një ide e mirë?”
Disa të tjerë e cilësuan veshjen si “të rrëmujshme”. Megjithatë pati edhe nga ata që theksuan se duket bukur.