Kinema & TV

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni Shën Valentinin

Shkruar nga Anabel

14 Shkurt 2022

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Pse të qash që je single kur mund të qash me super histori dashurie?!

1. The Notebook (2004)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Ky film nuk ka nevojë për asnjë gërmë që ta përshkruajë. Mjafton të shihni Allie dhe Noah për të kujtuar se është një prej historive më të bukura të dashurisë.

2. My Girl (1991)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Dy fëmijë me pafajsinë dhe naivitetin e moshës, do t'ju kujtojnë sa e rrallë dhe hyjnore është dashuria e pastër.

3. The Pursuit of Happyness (2006)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Sfidat dhe pengesat e një babai teksa rrit i vetëm të birin. Nuk do t'i kurseni lotët.

4. A Walk To Remember (2002)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Nis ashtu si gjithë romancat klasike të dashurisë. Djali më i famshëm në shkollë takohet me vajzën që s'e njihte thuajse askush. Mes tyre lind një dashuri që shkon edhe përtej jetës...

5. Marriage Story (2020)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Jo të gjithë historitë e dashurisë kanë fund të lumtur dhe ky film tregon pikërisht rrugëtimin e një çifti që pavarësisht dashurisë që kishin nuk ja dolën ta shmangnin fundin që patën...

6. Blue Valentine (2010)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Mos u gënjeni nga titulli! Martesa perfekte rrallë është ajo që duket! 

7. Moonlight (2016)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Mund ta kujtoni titullin e këtij filmi nga Oscar-i i 2016-ës, por nëse s'e keni parë ende, mos humbisni më kohë.

8. Brokeback Mountain (2005)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Heath Ledger dhe Jake Gyllenhaal në interpretimin më brilant që mund t'i shihni. Dy djem që bien në dashuri me njëri-tjetrin dhe që pavarësisht pengesave dhe sakrificave fundi s'ishte kurrë i lumtur.

9. Life Is Beautiful (1997)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Në dukje s'është filmi i duhur për Shën Valentinin, por mesazhi i dashurisë, optimizmit dhe humorit që mbizotëron mbi vdekjen dhe të keqen është çfarë duhet të shihni sot.

10. Room (2015)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Jack ka kaluar gjithë jetën brenda një dhome me të ëmën Joy, të cilën e kanë rrëmbyer në moshën 17-vjeçare. Kur më në fund gjejnë lirinë, shohin që nuk arrijnë të përshtaten me jetën jashtë ashtu siç shpresonin ata.

11. Dead Poets Society (1989)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Dialogu perfekt dhe fundi i hidhur do t'ju bëjnë ta dashuroni këtë film që prej fillimit deri në fund! 

12. A Star Is Born (2018)

12 filma të paparë për ju që sot s'do ta festoni

Mbi të gjitha, ky film meriton të shihet për kiminë magjike që Lady Gaga ka me Bradley Cooper.

Burimi: BuzzFeed