A i kushton rëndësi paraqitjes së njerëzve në Tinder? Nëse nuk e ke kriter të rëndësishëm, aplikacioni i takimeve po shton një opsion të ri përmes së cilit që synon që t'i ndihmojë përdoruesit "të krijojnë lidhje njerëzore".
Opsioni i ri, me emrin “Blind Date", u mundëson njerëzve që t'u përgjigjen pyetjeve në lidhje me zakonet, stilin e jetës dhe vlerat që kanë përpara se të zbulojnë fotot.
Përdoruesit e Tinder në këto “takime” do të mund të shohin profilet e njëri-tjetrit vetëm nëse të dy vendosin se janë një “match”.
Kompania tha se ky ndryshim është frymëzuar nga zakonet e takimeve të Gen Z - njerëz të lindur në ose pas 1997 - të cilët "vlerësojnë origjinalitetin".
"Ka diçka vërtet të veçantë për të lejuar që biseda të prezantojë personalitetin e dikujt, pa paragjykimet që mund të bëhen nga fotot," tha Kyle Miller, nënkryetar i inovacionit të produkteve në Tinder.
Opsioni do të jetë i disponueshëm fillimisht në Shtetet e Bashkuara.