Komediani dhe aktori Bob Saget, i cili u gjet i vdekur në dhomën e tij të hotelit në Orlando, Florida muajin e kaluar, ndërroi jetë nga një traumë në kokë, sipas një deklarate nga familja e tij.
"Autoritetet kanë konstatuar se Bob ka kaluar një traumë në kokë. Ata kanë arritur në përfundimin se ai aksidentalisht goditi pjesën e pasme të kokës te diçka, nuk mendoi asgjë dhe shkoi të flinte," thuhet në deklaratë. "Asnjë drogë apo alkool nuk u evidentuan.”
E veja e Saget, Kelly Rizzo, tha për "Good Morning America" gjatë një interviste muajin e kaluar se ai dukej se ishte në gjendje të mirë shëndetësore para vdekjes dhe se infektimi me Covid në dhjetor "nuk ishte asgjë serioze".
Saget u bë i njohur falë rolin të tij në “Full House” dhe më pas si drejtues i "America's Funniest Home Videos". Gjithashtu emri i tij u njoh nga një brez i ri fansash si narratori dhe zëri i të ardhmes së Ted Mosby në “How I Met Your Mother”.
Gjatë karrierës së tij, Saget u vlerësua për komeditë e llojit stand-up. Albumi i tij i vitit 2015, “That's What I'm Talkin' About”, u nominua për Grammy për albumin më të mirë komedi.