
Regjisori Qientin Tarantino dhe gruaja e tij, aktorja/këngëtarja Daniella Pick, janë në pritje të fëmijës së dytë.
Një përfaqësues i regjisorit të “Pulp Fiction” konfirmoi shtatzëninë e Daniella-s për E! News.
Gazeta izraelite Yedioth Ahronoth ishte e para që publikoi lajmin se Pick, 38 vjeçe, ishte shtatzënë me fëmijën e saj të dytë, duke raportuar se Daniella, vajza e yllit të popit izraelit Svika Pick, do të lindte brenda disa muajve të ardhshëm.

Në shkurt të vitit 2020, ata u bënë prindër të një djali, Leo. “Pothuajse nuk ia vumë emrin [Leo] sepse njerëzit do të supozonin se unë e vendosa emrin sipas Leonardo DiCaprio-s,” zbuloi Tarantino në “Jimmy Kimmel Live!” në qershor 2021.
“Nuk ka asgjë të keqe edhe sikur, por nuk ishte kështu. Ai ka marrë emrin e gjyshit të gruas sime, por edhe sepse, në zemrat tona, ai ishte luani ynë i vogël.”
Tarantino dhe Daniella u njohën në vitin 2009, kur ai po promovonte filmin “Basterds Inglourious” në Izrael.
Ata u martuan në nëntor të 2018-s në një ceremoni private mes miqve dhe familjarëve. Dasma ishte e para për 58-vjeçarin, i cili është shprehur më parë se “puna monopolizonte gjithë kohën e tij."