Celebrity

Aktorja, në pritje të fëmijës së dytë: ‘Periudha më sfiduese për mua deri sot'

Shkruar nga Anabel

8 Shkurt 2022

Aktorja, në pritje të fëmijës së dytë:

Aktorja Shay Mitchell njoftoi në Instagram se ajo dhe partneri i saj Matte Babel do të bëhen prindër për herë të dytë.

“T’i thuash lamtumirë një njeriu të dashur, teksa njëkohësisht gëzon për ardhjen së një tjetri në këtë botë është cikli i madh i jetës,” shkroi aktorja e cila një javë më parë humbi gjyshen. “Është koha më sfiduese për mua deri sot.”

“Nuk mund të mos mendoj se ky ishte plani i universit gjatë gjithë kohës, duke e ditur se do të kisha nevojë për një gëzim tjetër në këtë botë për të zvogëluar dhimbjen e humbjes së një prej njerëzve më të rëndësishëm në jetën time,” shtoi Mitchell. "Megjithatë, kjo është provë se dashuria, jeta dhe humbja mund të ekzistojnë të gjitha në të njëjtën kohë."

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shay Mitchell (@shaymitchell)

Mitchell dhe Babel janë tashmë prindër të vajzës 2-vjeçare Atlas, e cila erdhi në jetë në tetor të vitit 2019. Në janar të po të njëjtit vit, Shay zbuloi se kishte pësuar një abort spontan në 2018-n.

Aktorja, në pritje të fëmijës së dytë:

Shay dhe Matte u njohën përmes shoqërisë së përbashkët dhe janë bashkë që prej janarit të vitit 2017.

Aktorja, në pritje të fëmijës së dytë: