Social Buzz

Nëse je njohës dhe përdorues i kriptomonedhave, jeni zyrtarisht më të preferuar edhe për romanca

Shkruar nga Anabel

7 Shkurt 2022

Nëse je njohës dhe përdorues i kriptomonedhave, jeni zyrtarisht

Sipas një eksperimenti të kryer kohët e fundit, nga platforma eToro gratë dhe burrat single janë në kërkim të një partneri që jo vetëm të jetë financiarisht i qëndrueshëm, por të ketë njohuri të mjaftueshme edhe për kriptomonedhat.

33% e pjesëmarrsve amerikanë në eksperiment, pranuan se me shumë gjasa do të preferonin të dilnin me dikë që është njohës i mirë i aseteve dixhitale dhe di si të investojë në to.

Burrat që merren me shitjen-blerjen e monedhave dixhitale janë edhe më tërheqës në sy të grave, nisur nga ky studim. 75% e tyre pranuan se do të dilnin në një takim të dytë me dikë që edhe faturën e takimit do ta paguante me bitcoin.

Madje, edhe nëse në rrjetet tuaja sociale e bëni me dije se jeni njohës dhe përdorues të kriptovalutës, ka pak gjasa të refuzoheni për takimin e radhës.

Kriptovalutat në përgjithësi, por Bitcoin në veçanti u përhapën gjerësisht në 2021-shin. Aktualisht, 16% e amerikanëve pranojnë se kanë investuar, tregtuar dhe përdorur monedha dixhitale. Për të rriturit e moshës 18-29 kjo shifër është rritur në 31%.

Burimi:CNBC

 

MOS I HUMBISNI