Celebrity

Kim i përgjigjet publikisht sulmit të Kanye-s: 'Fiksimi i tij po na krijon dhimbje'

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2022

Kim i përgjigjet publikisht sulmit të Kanye-s: 'Fiksimi i tij po

Kur vjen puna tek debatet delikate pas divorcit, sidomos nëse kanë të bëjnë me fëmijët njerëzit tentojnë t'i mbajnë sa më private detajet, por nuk ndodh kështu në rastin e Kanye-s. Ky i fundit, emri i ri i të cilit është Ye, ka nisur me sulme dhe akuza online ndaj Kim, për gjëra që kanë të bëjnë me prindërimin dhe rritjen e fëmijëve. 

Para pak orësh, ai postoi një foto të vogëlushes North duke i drejtuar një pyetje 10.6 milionë ndjekësve të tij në Instagram.

"Duke qenë se është divorci im i parë, dua të di se çfarë mund të bëj kur vajza ime ka një adresë TikTok-u pa dëshirën time?"

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ye (@kanyewest)

Pyetja-sulm u bë menjëherë virale dhe Kim, s'mund t'i përgjigjej ndryshe përveçse publikisht. 

"Sulmet e vazhdueshme të Kanye-s nëpër intervista dhe rrjete sociale lëndojnë më shumë se gjithçka që North poston në llogarinë e saj të TikTok-ut. Si prindi të cilin i është dhënë përgjegjësi e plotë për t'u kujdesur për fëmijët tanë, unë po bëj më të mirën për të rritur dhe mbrojtur vajzën tonë, duke i dhënë asaj mundësinë të shprehet dhe të krijojë: gjëra që e bëjnë të lumtur.

Divorci është mjaftueshëm i vështirë për fëmijët tanë dhe fiksimi i Kanye-s për të kontrolluar dhe manipuluar situatën po krijon dhimbje për të gjithë."- shkruan ndër të tjera Kim.

Ajo shtoi se që prej fillimit të divorcit, dëshira dhe përpjekjet e saj ishin për një bashkëprindërim të shëndetshëm dhe raport të mirë për hir të familjes, por Kanye po ja vështirëson këtë hap pas hapi.

Kim i përgjigjet publikisht sulmit të Kanye-s: 'Fiksimi i tij po

West dhe Kardashian janë ende në mesin e procesin e divorcit që nisi para një viti.

 

 

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI