High Tech

Pse hashtagu #DeleteFacebook është tashmë trend

Shkruar nga Anabel

4 Shkurt 2022

Pse hashtagu #DeleteFacebook është tashmë trend

Facebook po përballet me një tjetër problem këtë javë pasi thirrjet për të fshirë platformën e rrjeteve sociale u bënë virale në Twitter të premten me hashtag #DeleteFacebook (Fshini Facebook-un).

Kritikat nisën pasi Meta - kompania mëmë që zotëron Facebook, Instagram dhe WhatsApp – tha së fundmi në një raport se Facebook humbi përdorues për herë të parë në historinë e tij 18 vjeçare, duke rënë me rreth gjysmë milioni përdorues në tre muajt e fundit të vitit 2021.

Pse hashtagu #DeleteFacebook është tashmë trend

“Njerëzit kanë shumë zgjedhje për mënyrën se si duan të kalojnë kohën e tyre dhe aplikacionet si TikTok po rriten shumë shpejt,” tha CEO Mark Zuckerberg për Agence France-Presse.

Fill pas kësaj, nisi hashtagu #DeleteFacebook, nxitur edhe nga kritikat e mëparshme për shfrytëzimine të dhënave personale të përdoruesve, keqinformimet, gjuhën e urrejtjes etj.

Ndërkohë të tjerë njerëz shkruajnë se ndonëse për momentin është trend #DeleteFacebook, gjuha e urrejtjes, shfrytëzimi i të dhënave personale dhe keqinformimi është problem në shumë platforma të tjera, si Twitter, TikTok, Gettr, Instagram etj.