High Tech

Facebook humb përdoruesit e përditshëm për herë të parë në histori

Shkruar nga Anabel

3 Shkurt 2022

Facebook humb përdoruesit e përditshëm për herë të

Raporti tremujor i fitimeve të kompanisë mëmë të Facebook, Meta, zbuloi një statistikë befasuese: Për herë të parë në histori, rritja e kompanisë po ngec në mbarë botën.

Facebook raportoi një humbje të përdoruesve të përditshëm për herë të parë në historinë e tij 18-vjeçare, ndërsa aksionet e kompanisë mëmë, Meta, ranë më shumë se 22% të mërkurën. Facebook humbi përdoruesit e përditshëm duke rënë me rreth gjysmë milioni përdorues në tre muajt e fundit të vitit 2021.

Për herë të parë në historinë e platformës, Facebook raportoi 2.91 miliardë përdorues aktivë mujorë në tremujorin e katërt, duke mos treguar rritje krahasuar me tremujorin e mëparshëm.

Kompania po përballet me sfida në fronte të shumta. Teksa konkurrenti TikTok po lulëzon, rregullatorët amerikanë dhe ndërkombëtarë shqyrtojnë praktikat e biznesit të Facebook. Kompania tha gjithashtu se po përballet me pengesa si rezultat i ndryshimeve të privatësisë së Apple.

Gjigandi i rrjeteve sociale po investon shumë në projektin futuristik metaverse, por tani për tani, mbështetet te të ardhurat nga reklamat.