Showbiz

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe bashkëpunëtorë

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe

Debati i ashpër mes Einxhel Shkirës dhe Donald Veshajt të “Big Brother VIP” është për momentin një nga diskutimet më të përmendur në rrjete sociale, i cili ka përfshirë edhe njerëz të tretë, familjarë, miq dhe ish-bashkëpunëtorë të tyre.

Nëse nuk e keni ndjekur ose keni nevojë për një rifreskim për akuzat e pavërtetuara ndaj njëri-tjetrit, të martën, Einxhel dhe Donald u përfshinë në një zënkë të ashpër. Donaldi nuk e priti mirë transmetimin e një klipi ku Einxhel shprehej se ai dhe i vëllai, Romeo, u bënë të famshëm nga të dashurat që kishin asokohe, përkatësisht Bora Zemani dhe Jonida Maliqi. Donaldi la të nënkuptuar se kishte njohuri për detaje të jetës së Einxhel, të cilat nëse i bënte publike mund të rrezikonin lojën e saj.

Kjo e fundit, theksoi se nuk ka asgjë për të pasur frikë dhe gjatë toneve të ashpra deklaroi se ai dhe Romeo e kanë hequr nga puna sepse nuk u paraqit, ndërkohë që sipas Einxhel ajo kishte bërë aksident me makinë. Einxhel deklaroi gjithashtu se binjakët nuk e kanë paguar, ndonëse ajo ka qenë korrekte. Nga ana tjetër, Donaldi hodhi poshtë akuzat dhe u shpreh se shkak i pushimit nga puna ka qenë sjellja jokorrekte e Einxhel, e cila sipas tij ka ndodhur edhe në marrëdhënie të mëparshme pune në televizione të tjera. Shtojmë gjithashtu se Einxhel u shpreh se binjakët Veshaj nuk kanë paguar as aktoren Mariana Kondi, e cila ishte pjesë e “Binjakët Show”.

Pas debatit në “Big Brother VIP”, Kondi postoi në Instagram vetëm “pa fjalë!” duke e lënë të paqartë se për cilën pjesë është pa fjalë.

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe

I ati i Einxhel, Muzafer Shkira, në Instagram shkruan:

“Lidhur me komentet shumë të njëanshme jashtë debateve në BBV midis Einxhelit dhe banorit Donald, në lidhje me largimin nga puna apo moskorrektesën e Einxhelit, do doja të dija:

1. Kontratën e punës të firmosur nga të dyja palët me të gjitha kushtet që ajo përmban për rolin e saj në spektaklin e pretenduar dhe hapësirën e saj në ekranin e Vizion Plus TV. Oraret, kërkesat dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo e vulosur tek noteri. Si dhe pagën e punës së saj për aq kohë sa mendohej kohëzgjatja.
2. Dua të më tregojnë borderonë e financës ku i është dhënë rroga Einxhelit, të firmosur nga vetë ajo.
3. Kërkoj nga subjekti apo produksioni i këtij spektakli apo zyra e personelit motivacionin zyrtar të largimit nga puna, të firmosur nga të dyja palët. Përpara se këtë ta kërkoj nga institucionet financiare shtetërore që merren me këto punë.”

Z.Muzafer shton se “debatet banale dhe pa vlerë të bëra në audiencën e BBV nuk mendoj se janë më të ashpra sesa një situatë e përsëritur nga këto subjekte në lidhje me produksionet e tyre. Korrektësia në punë gjithmonë është zyrtare dhe me kushte, aspak shoqërore dhe kafeneve”. Ai thotë se sipas tij “binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Einxhelit”.

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe

Në emisionin “Shqipëria Live”, mikesha e Einxhelit dhe e pranishme me të në aksidentin e pretenduar pohoi se deklarata e Einxhelit është e vërtetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Në një postim në Instagram, regjisori i emisionit “Binjakët Show” shkroi:

“Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother Albania VIP, ndjej detyrimin të mbaj një qëndrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfarë thuhet duhet përtypur. Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret. Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe

Gjatë një bisede me Arjolën në shtëpi, Einxhel u shpreh ndër të tjera, “Edhe nga puna që përmendi ai te Ora, nuk kam ikur. Filloi Covidi, karantina dhe nuk më dhanë asnjë lekë, asnjë qindarkë, as gjysmë rroge, as çerek, asnjë gjë.” Në një reagim zyrtar, RTV Ora njofton se Einxhel nuk ka qenë kurrë pjesë e televizionit.

“[...]Deklarata se marrëdhëniet e punës me të u shkëputën në pandemi nuk qëndrojnë aspak dhe kjo për faktin se Shkira nuk ka qenë në asnjë moment e angazhuar në televizionin RTV Ora. Ndoshta pa dashur Shkira mund të ketë dashur të përmendë ndonjë televizion tjetër, apo mund të ketë qenë e ftuar në emisione, por aspak në moderim, gazetare, asistente, teknike apo pjesë e stafit të rubrikave të tjera në RTV Ora. Me keqardhje për këtë deklaratë, por jemi të detyruar të bëjmë këtë sqarim kur Shkira deklaron se nuk është paguar për punën e bërë, pasi nuk ka bërë në fakt në RTV Ora asnjë punë.”

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Angel-Donald Debate: Talk to family, friends and co-workers

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe

The fierce debate between Angel Shkira and Donald Veshaj of "Big Brother VIP" is currently one of the most mentioned discussions on social networks, which has included third people, family, friends and associates.

If you have not followed up or need an update on each other's unsubstantiated allegations, on Tuesday, Angel and Donald got into a heated argument. Donald did not welcome the broadcast of a clip where Angel said that he and his brother, Romeo, became famous by the girlfriends they had at the time, namely Bora Zemani and Jonida Maliqi. Donald hinted that he had knowledge of details of Angel's life, which if made public could jeopardize her game.

The latter, stressed that there is nothing to fear and during the harsh tones stated that he and Romeo fired him because he did not show up, while according to Angel she had had a car accident. Angel also stated that the twins did not pay her, although she was correct. On the other hand, Donald denied the accusations and said that the reason for the dismissal was the incorrect behavior of Angel, which according to him has happened in previous employment relationships in other televisions. We also add that Angel said that the Veshaj twins did not even pay the actress Mariana Kondi, who was part of the "Twins Show".

After the debate on "Big Brother VIP", Kondi posted on Instagram only "no words!" leaving it unclear for which part it is wordless.

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe

Angel's father, Muzafer Shkira, wrote on Instagram:

“Lidhur me komentet shumë të njëanshme jashtë debateve në BBV midis Einxhelit dhe banorit Donald, në lidhje me largimin nga puna apo moskorrektesën e Einxhelit, do doja të dija:

1. Kontratën e punës të firmosur nga të dyja palët me të gjitha kushtet që ajo përmban për rolin e saj në spektaklin e pretenduar dhe hapësirën e saj në ekranin e Vizion Plus TV. Oraret, kërkesat dhe detyrimet e të dyja palëve. Kjo e vulosur tek noteri. Si dhe pagën e punës së saj për aq kohë sa mendohej kohëzgjatja.
2. Dua të më tregojnë borderonë e financës ku i është dhënë rroga Einxhelit, të firmosur nga vetë ajo.
3. Kërkoj nga subjekti apo produksioni i këtij spektakli apo zyra e personelit motivacionin zyrtar të largimit nga puna, të firmosur nga të dyja palët. Përpara se këtë ta kërkoj nga institucionet financiare shtetërore që merren me këto punë.”

Z.Muzafer shton se “debatet banale dhe pa vlerë të bëra në audiencën e BBV nuk mendoj se janë më të ashpra sesa një situatë e përsëritur nga këto subjekte në lidhje me produksionet e tyre. Korrektësia në punë gjithmonë është zyrtare dhe me kushte, aspak shoqërore dhe kafeneve”. Ai thotë se sipas tij “binjakët kanë premtuar të tjera gjëra për angazhimin e Einxhelit”.

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe

Në emisionin “Shqipëria Live”, mikesha e Einxhelit dhe e pranishme me të në aksident pohoi se deklarata e saj është e vërtetë.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Shqipëria Live (@shqiperialive_tch)

Në një postim në Instagram, regjisori i emisionit “Binjakët Show” shkroi:

“Për sa i përket debatit të mbrëmshëm midis Donaldit dhe Einxhel në Big Brother Albania VIP, ndjej detyrimin të mbaj një qëndrim për të mirën e asaj që jo gjithë çfarë thuhet duhet përtypur. Einxhel nuk ka qenë korrekte me oraret. Kjo ishte arsyeja e shkëputjes së bashkëpunimit.”

Debati Einxhel-Donald: Flasin familjarë të tyre, miq dhe

Gjatë një bisede me Arjolën në shtëpi, Einxhel u shpreh ndër të tjera, “Edhe nga puna që përmendi ai te Ora, nuk kam ikur. Filloi Covidi, karantina dhe nuk më dhanë asnjë lekë, asnjë qindarkë, as gjysmë rroge, as çerek, asnjë gjë.” Në një reagim zyrtar, RTV Ora njofton se Einxhel nuk ka qenë kurrë pjesë e televizionit.

"[...] The statement that the working relationship with him broke up in a pandemic does not stand at all and this is due to the fact that Shkira has not been engaged in RTV Ora television at any moment. Maybe unintentionally Shkira may have wanted to mention some other television, or she may have been invited to shows, but not at all in moderation, journalist, assistant, technical or part of the staff of other sections on RTV Ora. We are sorry for this statement, but we are obliged to make this clarification when Shkira declares that he has not been paid for the work done, as he has not actually done any work on RTV Ora. "