Celebrity

Ndërron jetë Monica Vitti, 'mbretëresha e kinemasë italiane'

Shkruar nga Anabel

2 Shkurt 2022

Ndërron jetë Monica Vitti, 'mbretëresha e kinemasë

Monica Vitti, e njohur ndryshe si "mbretëresha e kinemasë italiane" është ndarë nga jeta në moshën 90-vjeçare. Prej 15 vitesh aktorja luftonte me sëmundjen e Alzheimer.

Vdekja e ikonës së viteve '60-të u konfirmua ditën e sotme nga Walter Veltroni, skenaristi dhe ish-kryebashkiaku i Romës. 

Ndërron jetë Monica Vitti, 'mbretëresha e kinemasë

"Roberto Russo, bashkëudhëtari i saj i shumë viteve më ka kërkuar t'ju komunikojë se Monica Vitti s'është më mes nesh. Po e bëj këtë i hidhëruar, por me shumë nostalgji për të."- shkroi ai në Twitter.

Ylli i filmave të viteve '60-të ka qenë aktorja kryesore në shumicën e filmave që realizonin skenaristët dhe regjisorët më legjendarë të asaj kohe. Ajo ka punuar gjatë me Michelangelo Antonioni, Ettore Scola dhe Luis Buñuel dhe mes shumë projektesh mund të përmendim filma si “L’Avventura”,  “Modesty Blaise”, "La Notte", "L'Eclisse", etj, etj. Në rolet e saj gjithnjë e kanë shoqëruar figura të pazëvendësueshme të kinemasë si Alain Delon, Richard Harris, Terence Stamp, Michael Caine dhe Dirk Bogarde.

Ndërron jetë Monica Vitti, 'mbretëresha e kinemasë

E lindur me emrin e vërtetë Maria Luisa Ceciarelli në Romë, Monica vinte nga një familje e thjeshtë me prindër shumë konservatorë. Në moshën 18 vjeçare, prindërit dhe vëllezërit e saj emigruan drejt Amerikës për një jetë më të mirë, kurse ajo qëndroi në Itali ku vazhdoi studimet dhe u diplomua në National Academy of Dramatic Art në 1953.

Ndërron jetë Monica Vitti, 'mbretëresha e kinemasë

"E gjithë familja ime shkoi të jetonte në Amerikë."-u shpreh ajo dikur gjatë një intervistë dhe kur e pyetën përse zgjodhi të qëndronte vetëm, u përgjigj:

"E përdora mungesën dhe boshllëkun që më lanë ata për t'u bërë aktore. Kështu u bëra Monica Vitti."

Vitti ishte një yll skene dhe televizioni gjatë viteve 1950, por brenda 10 viteve, fama e saj mori përmesa botërore, duke u kthyer edhe në muzën e Antonioni.

Burimi: The Guardian