Health

A mund ta shpallë bota fitoren ndaj Covid? Flet OBSH

A mund ta shpallë bota fitoren ndaj Covid? Flet OBSH

Danimarka u bë vendi i parë i BE-se që hoqi të gjitha kufizimet e Covid brenda vendit, pavarësisht numrit rekord të rasteve të variantit Omicron. Të tjera shtete mund të ndjekin shembullin e Danimarkës dhe natyrshëm shumëkush mund të pyesë: A është kjo një fitore ndaj Covid?

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se është shumë herët që vendet të shpallin fitoren ndaj Covid-19 ose të heqin dorë nga përpjekjet për të ndaluar transmetimin, raporton Agence France-Presse. Teksa fliste për gazetarët, Tedros Adhanom Ghebreyesus, tha: “Është e parakohshme që çdo vend ose të dorëzohet ose të shpallë fitoren. Ky virus është i rrezikshëm dhe vazhdon të evoluojë para syve tanë.”

“Jemi të shqetësuar që në disa vende mendohet se për shkak të vaksinave dhe për shkak të transmetueshmërisë së lartë dhe ashpërsisë më të ulët të Omicron, parandalimi i transmetimit nuk është më i mundur dhe nuk është më i nevojshëm. Një mendim i tillë është shumë larg të vërtetës. Më shumë transmetime të Covid do të thotë më shumë vdekje,” shtoi Tedros.

Shefi i agjencisë shëndetësore të OKB-së vuri në dukje se që kur Omicron u zbulua për herë të parë në Afrikën e Jugut 10 javë më parë, rreth 90 milionë raste janë raportuar në OBSH - më shumë se të gjitha rastet në vitin 2020. Ndonëse varianti i ri Covid dihet se është më i butë, ai theksoi se “tani po fillojmë të shohim një rritje shumë shqetësuese të vdekjeve në shumicën e rajoneve të botës.”

"Ne nuk po bëjmë thirrje që shtetet të rikthehen në të ashtuquajturën ‘karantinë’," tha Tedros, duke shtuar se megjithatë "ne po u bëjmë thirrje të gjitha vendeve të mbrojnë njerëzit e tyre duke përdorur çdo mjet të mundshëm, jo vetëm vaksinat."

Artikull i rekomanduar: Si përfundojnë zakonisht pandemitë?

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

Can the world declare victory over Covid? Speaks WHO

A mund ta shpallë bota fitoren ndaj Covid? Flet OBSH

Denmark became the first EU country to lift all Covid restrictions within the country, despite the record number of cases of the Omicron variant. Other countries can follow the example of Denmark and of course many may ask: Is this a victory over Covid?

The head of the World Health Organization (WHO) has warned that it is too early for countries to declare victory over Covid-19 or give up efforts to stop the broadcast, reports Agence France-Presse. Speaking to reporters, Tedros Adhanom Ghebreyesus said: "It is premature for any country to either surrender or declare victory. "This virus is dangerous and continues to evolve before our eyes."

"We are concerned that in some countries it is thought that due to vaccines and due to the high transmissibility and lower severity of Omicron, transmission prevention is no longer possible and is no longer necessary. Such an opinion is far from the truth. "More Covid broadcasts means more deaths," Tedros added.

The head of the UN health agency noted that since Omicron was first discovered in South Africa 10 weeks ago, about 90 million cases have been reported to the WHO - more than all the cases in 2020. Although the new Covid variant is known to be milder, he stressed that "now we are starting to see a very alarming increase in deaths in most regions of the world."

"We are not calling for any country to return to the so-called 'quarantine,'" Tedros said, adding, however, "we are calling on all countries to protect their people by all possible means, not just vaccines." . "

Recommended article: How do pandemics usually end? What the history of disease teaches us over the centuries