Celebrity

Kanye West dyshohet se përhap thashetheme se Pete Davidson është gay dhe ka SIDA

Shkruar nga Anabel

28 Janar 2022

Kanye West dyshohet se përhap thashetheme se Pete Davidson është

Kanye West thuhet se po përhap thashetheme të pabaza se Pete Davidson është homoseksual dhe ka SIDA.

Reperi fillimisht e tregoi hapur se nuk e ka qejf të dashurin e ish-gruas Kim Kardashian kur e kërcënoi në këngën e re "Eazy", duke repuar, "Zoti më shpëtoi nga ajo përplasje / vetëm që të rrah Pete Davidson.”

Në fillim të kësaj jave, DJ Akademiks u shpreh: “Kanye i ka thënë kujtdo. Ai po përpiqet të përhapë një thashetheme se Pete Davidson ka SIDA. Unë po ju them se ky është një fakt. Unë e kam dëgjuar nga tetë persona. Ai po ua thotë të gjithëve!”

Burime të ndryshme për mediat po konfirmojnë pretendimet e DJ Akademiks.

Burimet thonë se West e ka përshkallëzuar konfliktin e njëanshëm duke përhapur thashetheme. Një burim i afërt me West, megjithatë, i konsideroi pretendimet "të pakuptimta", ndërsa një burim i afërt me Davidson tha për Page Six dhe TMZ, "Ai po injoron të gjithë urrejtjen e Kanye-s për shkak të respektit për Kim".

Bëhu pjesë e shorteut Coca-Cola

Fito çdo javë një Smart TV.

Ad by Mediadesk.al

MOS I HUMBISNI