Celebrity

Fundi i një epoke: Paris Hilton dhe Lindsay Lohan janë sërish shoqe

Shkruar nga Anabel

27 Janar 2022

Fundi i një epoke: Paris Hilton dhe Lindsay Lohan janë sërish

Që ta dini, Paris Hilton dhe Lindsay Lohan janë sërish shoqe! Dyshja, dikur mikesha shumë të ngoshta ishin shkëputur prej kohësh nga njëra-tjetra jo dhe aq paqësisht. 

Tre vite më parë gjatë një interviste ishte Paris ajo që e quajti aktoren "budallaqe", por fatmirësisht gjërat kanë ndryshuar sepse vajzat...janë rritur!

E ftuar në Watch What Happens Live, trashëgimtarja foli për raportin që ka sot me yllin e filmave me të cilën gjatë viteve 2000 ishin të pandara së bashku me Britney Spears. 

Fundi i një epoke: Paris Hilton dhe Lindsay Lohan janë sërish

Asokohe treshja konsideroj si grup ikonik, duke marrë parasysh gjithë kontributin e dhënë në kulturën pop të asaj periudhe.

"Mendoj që thjesht jemi rritur. Unë jam martuar, ajo u fejua. S'jemi më në gjimnaz. Mendoj se gjithçka që ndodhi ishte e papjekur nga ana jonë dhe tani jemi shumë mirë. E pashë që ajo u fejua kur isha në muajin tim të mjaltit dhe e urova. Asnjë armiqësi mes nesh."- u shpreh Paris.

Fundi i një epoke: Paris Hilton dhe Lindsay Lohan janë sërish

Në nëntor të 2021-shit, Hilton u martua me Carter Reum, kurse në fund të po atij muaji aktorja u fejua me partnerin e saj Bader Shammas.

 

MOS I HUMBISNI