
Me siguri nuk është hera e parë që dëgjoni se një mama nuk duhet t’i mbajë kurrsesi thonjtë e gjatë. I keni parasysh arsyet përse; pelenat që duhen ndërruar, ushqyerja e fëmijës, e të tjera...
Një situatë të tillë ndeshi edhe Khloe Kardashian, e cila pasi postoi këtë foto në Instagram:
komentet rrodhën lum.

“Vajzë, si i ndërron pelenat! Fëmijët e mi janë të mëdhenj dhe kur vjen puna s’ia dola me thonjtë e gjatë!”
“Thonjtë e një gruaje që paguan të tjerët për të bërë gjithçka për të”
“O ZOT! Si e mban fëmijën me ato thonj? “

Pas reagimeve të shumta, nëna e re shpërndau këtë postim në Twitter:

“Është e bezdisshme kur njerëzit flasin për thonjtë e mi. Më besoni, ia dal shumë mirë. Në të njëjtën mënyrë siç kujdesem për veten, kujdesem dhe për fëmijën tim. Ka gjëra më serioze për të diskutuar. Të paktën kështu shpresoj. “ shkruajti Kardashian- i.
Kështu, nëse mendoni se ja dilni fort mirë edhe me një palë të tilla, pse jo.
Hmmm duhet parë...