Anabelizim

Kompozitorja e $NOB për serialin: Nga momenti më i vështirë te skena e preferuar

Kompozitorja e $NOB për serialin: Nga momenti më i vështirë

Dashuria, tradhtia, zhgënjimi, ankthi dhe dhuna ishin disa nga temat që frymëzuan kompozitoren e serialit $NOB, Klodeta Buzin, e cila tregoi për Anabel për përvojën e saj në serial dhe gjithë procesin e krijimit të muzikës.

“Seriali $NOB është kompozuar me 2 pjesë. E para ka qenë për pilotin në 2020, ku kisha lexuar skenarin e 2 serive të para dhe duhet të imagjinoja se çfarë muzike do t’i shkonte episodeve. Më vonë, më erdhën dhe skenarët e episodeve të tjera. Skenarin e kam lexuar si libër - nga ato librat që më marrin frymën dhe nuk i heq nga dora derisa ta mbaroj,” u shpreh Buzi, themeluese e shkollës artistike “Akademia Hollywood”.

Kompozitorja e $NOB për serialin: Nga momenti më i vështirë
Klodeta Buzi

Shumë karaktere po ndryshonin qasjen dhe po rriteshin nga episodi në episod dhe kompozitores i duhej që të krijonte muzikë që të përcillte emocionet që secili prej tyre po përjetonte.

“U nisa si fillim të ndërtoja muzikë për emocionet që kishte në serial. Tema e dashurisë, tradhëtisë, zhgënjimit, ankthit, dhunës, etj. Ajo që më ndihmoi më shumë, ishte dhe takimi me Dalinën dhe Redin të cilët më dhanë të gjitha idetë kyçe që ata donin për muzikën që do i shoqëronte serialit të tyre. Këto ishin përpara se të mbaronin xhirimet dhe ku unë përgatita diçka tek rreth 40 tema të cilat i kaluam për t’i parë nëse do të funksionin apo jo," tha ajo.

Procesi i “spotting” – termi që përdoret për vendosjen e muzikës dhe efekteve zakore brenda filmit – së bashku me krijuesen dhe skenaristen Dalina Buzi dhe regjisorin Redi Treni e ndihmoi kompozitoren që të kuptonte se çfarë duhej të nxirrte në pah përmes muzikës.

"Për shembull në një skenë me Xhesikës dhe Francin duhet të nënvizoja ndjesitë që Xhesika po përjetonte. Të gjitha fjalitë dhe sugjerimet e Dalinës dhe Redit ishin diamante të cilat duhej vetëm të përpunoheshin. Besoj se ato momente kanë qenë ku e kam ndjerë veten më të karikuar, pasi ata të dy e dinë shumë mirë se çfarë duan dhe çfarë emocioni duan të përcjellin. Unë kisha vetëm pyetjen: ‘Çfarë doni që të ndjejë publiku në këtë moment?’.”

Nuk është hera e parë që Klodeta Buzi bashkëpunon me Anabel Media. Në vitin 2017, ajo kompozoi për mini-serialin “Kemi Njëri-Tjetrin” dhe gjithashtu ka punuar për “Hostel by Anabel”, “Kosherja” dhe “Love Likes Tirana”. E pyetur se si është që të bashkëpunon me motrën, krijuesen dhe skenaristen, Dalina Buzi, ajo u shpreh:

“Të them të drejtën si kompozitore e medias vizuale, unë me Dalinën kam bashkëpunuar vetëm. Nuk kemi qenë motra gjatë punës. Për mua ajo ka qenë krijuesja dhe unë isha e punësuara. E vështirë ka qenë për mua qasja me Nilor, pasi po prezantohesha si motra e saj dhe do më duhej që të dilja jashtë asaj korace në ambientin e punës."

A ka kompozitorja disa skena të preferuara? Po.

“$NOB ka shumë skena dhe shumë muzikë, por e preferuara ime në fillim ka qenë pjesa e darkës që u shtrua në serinë e parë. Ka një muzikë tip lounge që shoqëron kamerat që vijnë nga sipër në tavolinën e shtruar në oborr. Kisha thuajse 16 vite që nuk kisha krijuar më muzikë lounge dhe house dhe kuptova që më kishte marrë malli shumë. Në fakt ajo çfarë ndodh shpeshherë është që kisha dy ose tre tema që mezi prisja t’i vendosja në film dhe më është dashur shumë durim derisa i erdhi momenti për t’u vendosur. Njëra është tema e mamit dhe Tesës - është një vepër me piano e ngadaltë që të merr frymën. Tjetra ka qenë jo kompozim, por adaptim i invencionit në re minor të Bach. Në fakt që kur lexova skenarin m’u kujtua ai invencion dhe shumica e kolonës zanore është ndërtuar në re minor prej atij invencioni, dhe më në fund ia gjeta vendin në momentin kur Paulini përballet me Tesën dhe Sarën në sallën e kuajve. Është momenti ku dukshëm dikush ka një informacion dhe një fuqi mbi tjetrin," u shpreh ajo.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Ndërsa më e vështira për t’u realizuar ka qenë skena kur Albani vraponte për t’u fshehur në pyll.

 “Kisha realizuar 2 tema të ndryshme të cilat ishin shumë të fuqishme, paçka se unë isha kënaqur duke vendosur pa fund perkusione dhe goditje të mëdha, dhe si përfundim shkrova dhe një tjetër, por përfundoi të kishte temën kryesore të serialit,” u shpreh kompozitorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

$NOB mbylli me sukses sezonin e parë dhe Buzi theksoi se ndihet krenare për gjithë punën e ekipit. “Unë jam krenare kur shoh se sa mirë u shkon karaktereve dhe emocioneve të tyre muzika. Jam krenare për punën e bërë dhe të them të drejtën nuk isha gati për këtë pushim - po më shijonte shumë puna e deritanishme. Krenare në fakt jam ndjerë kur për herë të parë kam parë emrin tek Top Channel - thuajse një sekondë. Këto gjërat e vogla që na impresionojnë,” përfundoi ajo.

Seriali, bashkë-prodhim i Anabel Entertainment dhe Nilor Film, u transmetua në Top Channel. Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare.

REELS

✨Eleganca nuk ka nevojë të bërtasë. Palltoja “Elite” e @yosoy_class është krijuar për ju që vlerësoni stilin minimalist dhe cilësinë e vërtetë. Me 60% lesh në përbërje, ajo ofron ngrohtësi, stil dhe një ndjesi luksi që ndihet natyrshëm që në veshjen e parë. Bonus: një çmim i menduar për të qenë i përballueshëm. 🌸

@millennium.garden Christmas Market: hapësira perfekte për të kaluar kohë me miqtë, për t’u ndalur pas pune apo thjesht për të shijuar dhjetorin ashtu siç duhet. Pije të ngrohta për ditët e ftohta, street food për çdo shije, shtëpiza e ëmbëlsirave për pak ëmbëlsi dhe DJ gjatë fundjavave për ta mbajtur energjinë gjallë. 🎄🎶

Dhjetori është muaji i zgjedhjeve të bukura, i kombinimeve të reja dhe i garderobës që merr pak më shumë vëmendje. Te @paene.al , ky sezon vjen me rehati, elegancë dhe detaje që bëjnë diferencën, sepse çdo sezon meriton një fillim të bukur. 🤍

Good hair days just got better. 🩷 Bukuria e flokëve fillon nga cilësia. Hair Extensions nga @perfect.beautyzone janë të punuara me flokë natyral, të krijuara për të dhënë volum, gjatësi dhe një pamje që duket krejtësisht natyrale.

Artistja e njohur Elhaida Dani ka fituar rolin e Esmeraldes ne versionin italian te musicalit te famshem “Notre Dame de Paris” nga Riccardo Cocciante. Dani, ish-fituesja e edicionit te parë të “Voice of Italia” ka vite që performon në rolin e Esmeraldes (nga viti 2016), ne versionin francez, duke dhene shfaqje sold-out ne teatrot me te medha te botes nga Parisi ne Singapor. Si nje Esmeralda italiane, Elhaida do te performoje ne teatrot me te mira te Italise, duke perfshire edhe 4 netë ne Arena di Verona. “Notre Dame de Paris” eshte nga prodhimet e llojit “musical” me te famshem ne bote dhe ka nje cmim Guiness per hapjen me te suksesshme ndonjehere te nje musical. Prej 27 vjetesh, kjo shfaqje franceze e kompozuar nga Riccardo Cocciante dhe e shkruar nga Luc Plandomon, eshte vene ne skene mbi 5000 here dhe eshte pare nga me shume se 15 milion spektaktore.

Një fustan i bukur e ndryshon menjëherë ndjesinë e festave. ✨ Koleksioni festiv i @kraspiofficial vjen me deri në 50% ulje: i krijuar për netët që kërkojnë më shumë shkëlqim dhe prani. Një koleksion i menduar për ty që, sapo hyn në një dhomë, ndryshon energjinë e saj.

Është zhvilluar në Durrës Turneu Kombëtar i Basketbollit të Unifikuar 2025, një ditë plot plot pozitivitet,sport dhe momente frymezuese. Special Olympics Albania, me mbështetjen e Coca-Cola, solli në fushë mbi 150 sportistë që na kujtuan se sporti është për të gjithë. Një event që inspiroi, bashkoi dhe tregoi sa bukur është kur talenti dhe përfshirja shkojnë krah për krah. ❤️✨ #UnifiedSports #CocaColaBottlingShqipëria #SpecialOlympics #BasketballForAll

Lëkura jote meriton më të mirën dhe ky është momenti. ✨ Përfito 35% ulje në të gjitha injeksionet gjatë ofertës festive në Dermaluxe Clinic Tirana. Kujdes i avancuar dhe rezultate të sigurta. @dermaluxe_clinic_tirana ℹ️ Për më shumë informacion, shkoni në stories / highlights.

Ishte diss për nusen apo diçka e lezetshme për t’u përmendur? Po nusja po qesh nga sikleti apo e vlerësoi fjalimin e tij? Si e shihni ju këtë moment viral?

Shakira këndon me djemtë e saj në Buenos Aires

$ NOB composer for the series: From the hardest moment to the favorite scene

Kompozitorja e $NOB për serialin: Nga momenti më i vështirë

Love, betrayal, disappointment, anxiety and violence were some of the topics that inspired the composer of the $ NOB series, Klodeta Buzi, who told Anabel about her experience in the series, the first thought she had when she read the script and the whole process of creating music.

"The $ NOB series is composed of 2 parts. The first was for the pilot in 2020, where I had read the script of the first 2 series and had to imagine what music would go into the episodes. Later, scripts for other episodes came to me. "I read the script as a book - one of those books that takes my breath away and I do not take it out of my hand until I have finished it," said Buzi, founder of the Hollywood Academy of Arts.

Kompozitorja e $NOB për serialin: Nga momenti më i vështirë

“Shumë karaktere po ndryshonin qasjen dhe po rriteshin nga episodi në episod dhe do më duhej që të ndërtoja diçka. U nisa si fillim të ndërtoja muzikë për emocionet që kishte në serial. Tema e dashurisë, tradhëtisë, zhgënjimit, ankthit, dhunës, etj. Ajo që më ndihmoi më shumë, ishte dhe takimi me Dalinën dhe Redin të cilët më dhanë të gjitha idetë kyçe që ata donin për muzikën që do i shoqëronte serialit të tyre. Këto ishin përpara se të mbaronin xhirimet dhe ku unë përgatita diçka tek rreth 40 tema të cilat i kaluam për t’i parë nëse do të funksionin apo jo.”

Më tej, shtoi: “Më pas, për çdo episod kemi bërë atë që quhet “Spotting” ku ose Dalina dhe Redi kalonin me mua të gjithë episodin për të më thënë se çfarë duhej të nënvizohej. Për shembull në një skenë me Xhesikës dhe Francin duhet të nënvizoja ndjesitë që Xhesika po përjetonte. Të gjitha fjalitë dhe sugjerimet e tyre ishin diamante të cilat duhej vetëm të përpunoheshin. Besoj se ato momente kanë qenë ku e kam ndjerë veten më të karikuar, pasi ata të dy e dinë shumë mirë se çfarë duan dhe çfarë emocioni duan të përcjellin. Unë kisha vetëm pyetjen: ‘Çfarë doni që të ndjejë publiku në këtë moment?’.”

Nuk është hera e parë që Klodeta Buzi bashkëpunon me Anabel Media. Në vitin 2017, ajo kompozoi për mini-serialin “Kemi Njëri-Tjetrin” dhe gjithashtu ka punuar për “Hostel by Anabel”, “Kosherja” dhe “Love Likes Tirana”. E pyetur se si është që të bashkëpunon me motrën, krijuesen dhe skenaristen, Dalina Buzi, ajo u shpreh: “Të them të drejtën si kompozitore e medias vizuale, unë me Dalinën kam bashkëpunuar vetëm. Nuk kemi qenë motra gjatë punës. Për mua ajo ka qenë krijuesja dhe unë isha e punësuara. E vështirë ka qenë për mua qasja me Nilor, pasi po prezantohesha si motra e saj dhe do më duhej që të dilja jashtë asaj korace në ambientin e punës. Praktikisht nuk doja që të mendonin “Ah e ka sjellë Dalina se e ka motër, dhe mbase nuk është aq e mirë sa na duhet për serialin.”

Sigurisht që ka patur dhe momente kur nuk kanë rënë dakord. “Nuk kanë asgjë personale me mua, ata thjesht e dinë se çfarë duhet të ketë një skenë dhe nëse nuk i pëlqen muzika që kam kompozuar për atë skenë, nuk do të thotë që muzika nuk është e mirë, por që ajo nuk i përshtatet imazhit që ata kanë, kështu më ngelej vetëm të gjeja atë çka ata kërkonin.”

A ka kompozitorja një skenë të preferuar? Po. “$NOB ka shumë skena dhe shumë muzikë, por e preferuara ime në fillim ka qenë pjesa e darkës që u shtrua në serinë e parë. Ka një muzikë tip lounge që shoqëron kamerat që vijnë nga sipër në tavolinën e shtruar në oborr. Kisha thuajse 16 vite që nuk kisha krijuar më muzikë lounge dhe house dhe kuptova që më kishte marrë malli shumë. Në fakt ajo çfarë ndodh shpeshherë është që kisha dy ose tre tema që mezi prisja t’i vendosja në film dhe më është dashur shumë durim derisa i erdhi momenti për t’u vendosur. Njëra është tema e mamit dhe Tesës - është një vepër me piano e ngadaltë që të merr frymën. Tjetra ka qenë jo kompozim, por adaptim i invencionit në re minor të Bach. Në fakt që kur lexova skenarin m’u kujtua ai invencion dhe shumica e kolonës zanore është ndërtuar në re minor prej atij invencioni, dhe më në fund ia gjeta vendin në momentin kur Paulini përballet me Tesën dhe Sarën në sallën e kuajve. Është momenti ku dukshëm dikush ka një informacion dhe një fuqi mbi tjetrin.”

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

Ndërsa skena më e vështirë për t’u realizuar ka qenë skena kur Albani vraponte për t’u fshehur në pyll. “Kisha realizuar 2 tema të ndryshme të cilat ishin shumë të fuqishme, paçka se unë isha kënaqur duke vendosur pa fund perkusione dhe goditje të mëdha, dhe si përfundim shkrova dhe një tjetër, por përfundoi të kishte temën kryesore të serialit,” u shpreh kompozitorja.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by $NOB (@snob_tvseries)

$NOB mbylli me sukses sezonin e parë dhe Buzi theksoi se ndihet krenare për gjithë punën e ekipit. “Unë jam krenare kur shoh se sa mirë u shkon karaktereve dhe emocioneve të tyre muzika. Jam krenare për punën e bërë dhe të them të drejtën nuk isha gati për këtë pushim - po më shijonte shumë puna e deritanishme. Krenare në fakt jam ndjerë kur për herë të parë kam parë emrin tek Top Channel - thuajse një sekondë. Këto gjërat e vogla që na impresionojnë,” përfundoi ajo.

Seriali, bashkë-prodhim i Anabel Entertainment dhe Nilor Film, u transmetua në Top Channel. Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare.