Bota

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë sot

Shkruar nga Anabel

11 Janar 2022

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë sot

Presidenti i Parlamentit Europian ndahet nga jeta në moshën 65-vjeçare

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë sot

David Sassoli, presidenti i Parlamentit Europian dhe socialdemokrat italian, ka ndërruar jetë brenda natës në Itali në moshën 65-vjeçare, tha zëdhënësi i tij.

Zëdhënësi njoftoi të hënën pasdite se Sassoli gjendej në spital që nga 26 dhjetori "për shkak të një komplikacioni të rëndë si pasojë e mosfunksionimit të sistemit imunitar" dhe se të gjitha aktivitetet zyrtare janë anuluar.

Ndihmësi i Boris Johnson ftoi më shumë se 100 njerëz në festë ndërkohë që vendi ishte në ‘lockdown’

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë sot

Boris Johnson u akuzua të hënën mbrëma për shkelje të rregullave anti-Covid pasi zbulimi i një emaili tregoi se një nga zyrtarët e tij ftoi më shumë se 100 anëtarë të Downing Street (rrugë ku ndodhen rezidencat dhe zyrat kryesore të kryeministrit të Mbretërisë së Bashkuar) për të festuar. Për momentin, policia po heton.

Kryeministri besohet të ketë marrë pjesë në festë më 20 maj 2020 së bashku me Carrie Johnson, asokohe e fejuara e tij.

“Përshëndetje të gjithëve, pas kësaj periudhe që ka qenë tepër e ngarkuar, menduam se do të ishte mirë të shfrytëzonim sa më shumë motin e mrekullueshëm dhe të pinim disa pije të distancuar nga shoqëria në kopshtin nr. 10 këtë mbrëmje. Ju lutemi bashkohuni me ne nga ora 18:00 dhe merrni me vete pijen tuaj,” thuhet në email.

Ai ftoi pak më shumë se 100 punonjës në festë në një kohë kur grumbullimet sociale ishin të ndaluara dhe lejohej qëndrimi në vende publike vetëm me një anëtar të familjes.

Miliona njerëz izolohen ndërkohë që Kina lufton përhapjen e Omicron

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë sot

Pesë milionë banorë në qytetin kinez Anyang kanë filluar izolimin në shtëpi, një bllokim i ri për të frenuar përhapjen e variantit Omicron, sipas mediave shtetërore dhe siç raportohet nga Agence France-Presse.

Dy raste të Omicron u zbuluan në qytetin e provincës Henan, duke bërë që autoritetet të shpallin bllokimin e lëvizjeve të hënën. Njoftimi urdhëronte banorët të mos largoheshin nga shtëpitë e tyre ose të drejtonin makina në rrugë.

'Super green pass': Të pavaksinuarit në Itali ndalohen që të hyjnë në bare, restorante dhe të përdorin transportin publik

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë sot

Sipas kufizimeve të reja në Itali, një test negativ për Covid-19 nuk të siguron më akses në bare, restorante dhe transport publik vendas.

Kryeministri italian Mario Draghi kritikoi ata që nuk janë vaksinuar, të cilët sipas tij janë shkaku i "shumicës së problemeve" pasi vendi po vuan nga përhapja e madhe e variantit Omicron.

Mbetjet e qytetit romak gjenden nën fushën e Northamptonshire

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë sot

Një qytet i pasur tregtar romak, banorët e të cilit zbukuroheshin me bizhuteri dhe hanin në enë prej qeramike të shkëlqyer, është zbuluar gjysmë metri nën sipërfaqen e një fushe të largët në Northamptonshire, Angli.

80 arkeologë kanë punuar për 12 muajt e fundit dhe kanë gjetur një rrugë 10 metra të gjatë, ndërtesa shtëpiake dhe industriale, më shumë se 300 monedha dhe të paktën katër puse.

Kirurgët amerikanë transplantojnë zemrën e derrit te njeriu

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë sot

Për herë të parë, mjekët transplantuan një zemër derri tek një pacient në një përpjekje të fundit për t'i shpëtuar jetën. Spitali në Maryland tha të hënën se pacienti është në gjendje të mirë pas operacionit eksperimental.

Ndonëse është shumë herët për të ditur nëse operacioni do të funksionojë vërtet, ai shënon një hap më tej në përpjekjen e gjatë për të përdorur organet e kafshëve për transplante që shpëtojnë jetë.

Burimet: Guardian, Euronews