Trazirat në Afganistan: Foshnja që iu dha ushtarit amerikan bashkohet me familjen
Një djalë i mitur i dorëzuar tek një ushtar amerikan përtej murit të aeroportit gjatë kaosit të largimit nga Afganistani është gjetur dhe ribashkuar me të afërmit e tij.
Foshnja, Sohail Ahmadi, ishte vetëm dy muajshe kur u zhduk më 19 gusht, teksa mijëra njerëz nxituan të largoheshin nga Afganistani pas ardhjes së talebanëve në pushtet.
Pas një historie të Reuters të publikuar në nëntor, foshnja u gjet në Kabul, ku një shofer taksie 29-vjeçar i quajtur Hamid Safi e kishte gjetur në aeroport dhe e kishte çuar në shtëpi për ta rritur si fëmijën e vetë. Pas më shumë se shtatë javë negociatash, Safi ia dorëzoi fëmijën gjyshit dhe të afërmve të tjerë në Kabul. Ata thanë se do të kërkonin që ai të ribashkohej me prindërit dhe vëllezërit e motrat që u larguan muaj më parë në SHBA.
Për më shumë lexoni: Iu dorëzua ushtarit amerikan: Ç’ndodhi me foshnjën, fotoja e të cilit bëri xhiron e botës
SHBA i thotë Putinit të zgjedhë konfrontimin ose dialogun mbi Ukrainën
SHBA i tha presidentit rus Vladimir Putinit të zgjedhë mes dialogut dhe konfrontimit në prag të një jave kritike të diplomacisë mbi Ukrainën, ndërkohë që trupat ruse janë të grumbulluara përgjatë kufijve të saj.
Diplomatët e lartë dhe oficerët ushtarakë nga SHBA dhe Rusia mbajtën një darkë pune në Gjenevë të dielën në mbrëmje para negociatave zyrtare të së hënës për të diskutuar kërkesat e Moskës. Pjesa më e madhe e tyre është e papranueshme për Washington-in. Kërkesa më e rëndësishme është premtimi se Ukraina nuk do të jetë kurrë anëtare e NATO-s.
Për më shumë lexoni: Ç’duhet të dini për konfliktin që po ndodh në Rusi-Ukrainë dhe rrezikun e Luftës së Tretë Botërore
Covid: Spanja raporton më shumë riinfeksione në dy javë sesa gjatë gjithë pandemisë
Sipas të dhënave më të fundit nga studiuesit spanjollë, numri i riinfeksioneve të Covid të raportuara në Spanjë në dy javët e fundit ka tejkaluar numrin total të infeksioneve të përsëritura të dokumentuara gjatë pjesës tjetër të pandemisë.
Në harkun kohor prej dy javësh në fund të dhjetorit dhe në fillim të janarit, 20,890 riinfeksione u raportuan në Spanjë, sugjeruan shifrat nga Instituti Shëndetësor Carlos III i mbështetur nga shteti.
Novak Djokovic fiton apelin kundër anulimit të vizave
Një gjykatë në Australi ka urdhëruar që Novak Djokovic të lirohet nga paraburgimi i imigracionit. Megjithatë mendohet se autoritetet do të ndërhyjnë dhe do të rivendosin bllokimin e vizave. Kjo do të thotë se tenisti mund të përballet sërish me rrezikun për deportim dhe mund të humbasë Australian Open.
Për më shumë lexoni: Çfarë ndodhi në të vërtetë: Pse Australia i refuzoi hyrjen tenistit nr.1 në botë
Aung San Suu Kyi: Fituesja e çmimit Nobel për Paqe dënohet me katër vjet burg në Myanmar
Gjykata në Myanmar e dënoi udhëheqësen Aung San Suu Kyi me katër vjet burg të hënën pasi e shpalli fajtore për importim dhe zotërim të paligjshëm të radiove dhe shkelje të kufizimeve të koronavirusit, tha një zyrtar ligjor.
Suu Kyi u dënua muajin e kaluar për dy akuza të tjera dhe iu dha një dënim me katër vjet burg, i cili më pas u përgjysmua nga kreu i qeverisë së formuar nga ushtria.
Burimet: Guardian, Euronews