Anabelizim

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

Finalja e $NOB ishte dramatike, me shumë të vërteta që dolën në sipërfaqe, sekrete të errëta u zbuluan dhe pothuajse të gjithë u ndjenë të kërcënuar.

Shënim: Artikulli zbulon detaje të rëndësishme nga episodi final (spoilers)!

Ndërkohë që nëpër media diskutohet ngjarja në kompaninë e Petritit, Kristela ndihmon Albanin të arratiset duke rrezikuar emrin dhe karrierën për të. E gjendur në befasi, Kristela duket se nuk ka zgjidhje tjetër. Ajo refuzon të dëshmojë në polici dhe arratiset bashkë me Albanin në Gjirokastër, një vend që e urren – sepse i kujton lidhjen e të ëmës, Evës, me Paulinin – por mendon se askujt nuk do t’i shkojë ndërmend se ajo fshihet atje.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
Kristela (Olta Beqiri) dhe Albani (Gent Disha)

Më në fund zbulohet edhe kush është Luisi në të vërtetë. Në një dhomë hoteli, ai i rrëfen Xhesikës se ai dhe e ëma u larguan drejt Barit me gomone; qëndronte vetëm teksa e ëma rrinte në shtëpi me një italian, i tregon se ajo dhunohej nga “i dashuri stabël” para se t’i thotë se e ëma ishte prostitutë dhe fëmijëria e tij ka qenë e trishtë. Me një qetësi të frikshme, Luisi tregon se të ëmën ia kanë vrarë. Ai zbulon se i ati është Iliri, babai i Endit, të cilin e ka takuar për herë të parë pas 18 vitesh.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
Xhesika (Megli Haskaj) dhe Luisi (Alex Seitaj)

Në historinë që i tregon Xhesit, zbulohet se Iliri dhe e ëma e Luisit u dashuruan vite më parë, por askush nuk e donte sepse ajo ishte rome. “Një pjesë e imja e falenderon, pjesa tjetër e urren. Dualizëm i lezetshëm,” thotë ai për raporton me të atin, një raport që duket se lidhej vetëm me pagesa mujore dhe takime të rralla, derisa lindi Endi. Sikur të mos mjaftonte ky informacion shokues për Xhesikën, dy burra ia behin papritur në dhomë dhe e lidhin. “Endi më tha që ti je më e pambrojtura nga të gjitha dhe kështu që je më e thjeshta për t’u kontrolluar. Më fal,” i thotë ai para se ta lërë në dhomë të lidhur, si masë sigurie nëse do t’i ndodhë gjë atij.

Misioni i Luisit është të gjejë të atin e djalit që ka vdekur në aksidentin, të cilin zbulohet se e ka shkaktuar Bojkeni kur ishte vetëm 15 vjeç, ngjarje për të cilën askush nuk ka folur sepse asnjë media dhe rajon policie nuk vepronte kundër Petritit.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
Luisi (Alex Seitaj) dhe i ati i djalit të vrarë në aksident (Agron Shala)

Xhesi ia del që t’i çojë Francit vendodhjen dhe ai niset ta shpëtojë, duke kërkuar ndihmën e Tesës. Tesa dhe Franci ia dalin që ta shpëtojnë Xhesin, por papritur, Tesa merr vesh një informacion shokues. Paulini ka vrarë Gentin?

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
Tesa (Ketjona Pecnikaj)

Albani dhe Kristela duket se po shijojnë disa momente qetësie rrugëve të Gjirokastrës në mesin e një kaosi që ka përfshirë shumë njerëz. Por nuk do të zgjasë shumë, sepse Eva mbërrin me helikopter për t’i marrë të dy. Biseda e saj me të ëmën është e mbushur me urrejtje dhe përbuzje, sa Eva duket e pafuqishme. Mjafton që Kristela të niset drejt Tiranës.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
Kristela (Olta Beqiri), Eva (Eni Jani Fuga) dhe Albani (Gent Disha)

Kristela merr vesh që Albani dhe Tesa kanë qenë të lidhur dhe nuk e pret mirë këtë informacion. Të tre gjenden në rajon, në përpjekje për të dëshmuar kundër Paulinit. “Doja ta mbroja” i thotë ai pasi Kritestela e pyet pse nuk i ka treguar. Teksa bisedojnë, Albani mundohet të bindë Tesën që të mos dëshmojë kundër Paulinit sepse nuk ka fakte. Sërish ajo përmend Gentin. “A ka mundësi, për herë të fundit, të mos ma përmendësh më Gentin? Ai është halli yt, jo i imi. Fiksoje mirë. Unë jam Albani. Shko varrose njëherë Gentin, se boll e mbajta mbi kurriz,” i thotë ai.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
Aalbani (Gent Disha) dhe Tesa (Ketjona Pecnikaj)

Paulini dyshon se Admiri po thur një komplot kundër tij dhe rezulton e vërtetë, por Paulini është një hap para edhe këtë herë. Paulini dhe Luisi takohen dhe plani i këtij të fundit është që të vrasë Paulinin në përpjekje për të mbrojtur të atin. “Iliri po të përdor si ushtar, nuk e ke kuptuar ende. Babai yt e ka zgjedhur se kë ka bir,” i thotë Paulini. Ai i propozon që të jetë partner me të në biznesin e kanabisit medicinal, gjë që Luisin e tundon...dhe pranon.

Franci nuk heq dorë. Ai ka punë me Luisin. Pasi ka arritur ta mashtrojë, e merr peng. “Paulin, u kry,” thotë ai.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
Franci (Todi Kasemi) dhe Luisi (Alex Seitaj)

Seria 10 mbyllet me një skenë që lë shumë vend për pikëpyetje. Një grua misterioze dhe një djalë shfaqen. Ajo nuk njihet, por djali është Genti. “Kam frikë i thotë ajo se ti do shkosh si Fisnik dhe do kthehesh si Gent.” Genti është gjallë dhe ai punon ende me Paulinin. Genti planifikon të kthehet. Pse?

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi
Genti (Roerd Toçe) dhe një grua misterioze (Vjosa Bazi)

Shumë pikëpyetje do të marrin përgjigje në sezonin e dytë: Pse u shtir Genti si i vdekur? Kush është gruaja misterioze që shfaqet në krah të tij? Kush e urdhëroi vrasjen e vëllait të Paulinit? Po Kristaqi, babai i Xhesit, në çfarë punësh është përfshirë? Cili ishte qëllimi i drekës që planifikoi Eva? Po Petriti, kur do të shfaqet? A do të rikthehet Genti? Nëse po, në ç’mënyrë?

Nëse e humbët, mund ta ndiqni finalen e sezonit të parë të $NOB të mërkurën, ora 23:30 në Top Channel. Në $NOB.al mund t'i shihni të gjitha seritë me titra shqip dhe anglisht, pa asnjë ndërprerje publicitare.

REELS

OK!

Emisionin e plotë e gjeni në Youtube/ Andale AL

E kemi mbajtur sekret, por sot sikur kemi qejf t'jua themi! 💕 @greenandprotein.al është vendi që na sjell mëngjesin dhe drekën në zyrë se e kemi zgjedhur si vend të preferuar. Ndonjëherë shkojmë edhe vetë se ka ambient të lezetshëm dhe të qetë. 🥰 Bowls janë yll, lëngjet e frutave, çdo gjë dmth. 🥑

Sa i bukur ky projekti i @unwomenalbania 💕 Gratë fuqizohen, udhëtojnë vetëm, argëtohen dhe zbulojnë histori frymëzuese dhe të pabesueshme nga peshkatarët. Në një udhëtim shumë të bukur në Vlorë ndodhin të gjitha. Love the idea 💡 Bravo! 🙌

U zgjuam me një ndjenjë nostalgjie sot 😌

S'e dimë ne ç'rast ke ti, por dimë ku duhet ta marrësh fustanin! 👗 @la_kune_ ka kaq shumë modele për çdo event, masa S-2XL, super çmime dhe dizajne. Të nderon kudo dmth ✌️

POV: Të bien pantallonat në mes të performancës, por ti je Beyoncé 🔥

Dua Lipa performon këngën e Raffaella Carrà dhe rrëmben zemrat e italianëve ❤️‍🔥

Po ju, keni bërë ndonjëherë takime po aq interesante?! 🤨

Shpresojmë për më të mirën! 🇦🇱❤️‍🔥 Credits: @eja.alb

$ NOB - Season 1 Final: What Happened

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

The $ NOB movie was dramatic, with many truths coming to the surface, dark secrets being revealed and almost everyone feeling threatened.

Note: The article reveals important details from the final episode (spoilers)!

While the event in Petrit's company is discussed in the media, Kristela helps Albani escape, risking his name and career. Found by surprise, Kristela seems to have no other choice. She refuses to testify to the police and flees with Alban to Gjirokastra, a place she hates - because she remembers her mother, Eva,'s connection to Pauline - but thinks no one will think she is hiding there.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

It is finally revealed who Luis really is. In a hotel room, he tells Jessica that he and his mother left for Bar by dinghy; stood alone while his mother was at home with an Italian, tells him that she was raped by her "stable boyfriend" before telling him that her mother was a prostitute and his childhood was sad. With a frightening calm, Luis reveals that her mother has been killed. He discovers that his father is Illyrian, Andy's father, whom he met after 18 years.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

Në historinë që i tregon Xhesit, zbulohet se Iliri dhe e ëma e Luisit u dashuruan vite më parë, por askush nuk e donte sepse ajo ishte rome. “Një pjesë e imja e falenderon, pjesa tjetër e urren. Dualizëm i lezetshëm,” thotë ai për raporton me të atin, një raport që duket se lidhej vetëm me pagesa mujore dhe takime të rralla, derisa lindi Endi. Sikur të mos mjaftonte ky informacion shokues për Xhesikën, dy burra ia behin papritur në dhomë dhe e lidhin. “Endi më tha që ti je më e pambrojtura nga të gjitha dhe kështu që je më e thjeshta për t’u kontrolluar. Më fal,” i thotë ai para se ta lërë në dhomë të lidhur, si masë sigurie nëse do t’i ndodhë gjë atij.

Misioni i Luisit është të gjejë të atin e djalit që ka vdekur në aksidentin, të cilin zbulohet se e ka shkaktuar Bojkeni kur ishte vetëm 15 vjeç, ngjarje për të cilën askush nuk ka folur sepse asnjë media dhe rajon policie nuk vepronte kundër Petritit.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

Xhesi ia del që t’i çojë Francit vendodhjen dhe ai vendos ta shpëtojë, duke kërkuar ndihmën e Tesës. Tesa dhe Franci ia dalin që ta shpëtojnë Xhesin, por papritur, Tesa merr vesh një informacion shokues. Paulini ka vrarë Gentin?

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

Albani dhe Kristela duket se po shijojnë disa momente qetësie rrugëve të Gjirokastrës në mesin e një kaosi që ka përfshirë shumë njerëz. Por nuk do të zgjasë shumë, sepse Eva mbërrin me helikopter për t’i marrë të dy. Biseda e saj me të ëmën është e mbushur me urrejtje dhe përbuzje, sa Eva duket e pafuqishme. Mjafton që Kristela të niset drejt Tiranës.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

Kristela merr vesh që Albani dhe Tesa kanë qenë të lidhur dhe nuk e pret mirë këtë informacion. Të tre gjenden në rajon, në përpjekje për të dëshmuar kundër Paulinit. “Doja ta mbroja” i thotë ai pasi Kritestela e pyet pse nuk i ka treguar. Teksa bisedojnë, Albani mundohet të bindë Tesën që të mos dëshmojë kundër Paulinit sepse nuk ka fakte. Sërish ajo përmend Gentin. “A ka mundësi, për herë të fundit, të mos ma përmendësh më Gentin? Ai është halli yt, jo i imi, fiksoje mirë. Unë jam Albani. Shko varrose njëherë Gentin, se boll e mbajta mbi kurriz,” i thotë ai.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

Paulini dyshon se Admiri po thur një komplot kundër tij dhe rezulton e vërtetë, por Paulini është një hap para edhe këtë herë. Paulini dhe Luisi takohen dhe plani i këtij të fundit është që të vrasë Paulinin në përpjekje për të mbrojtur të atin. “Iliri po të përdor si ushtar, nuk e ke kuptuar ende. Babai yt e ka zgjedhur se kë ka bir,” i thotë Paulini. Paulini i propozon që të jetë partner me të në biznesin e kanabisit medicinal, gjë që Luisin e tundon...dhe pranon.

Franci nuk heq dorë. Ai ka punë me Luisin. Pasi ka arritur ta mashtrojë, e merr peng. “Paulin, u kry,” thotë ai.

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

Seria 10 mbyllet me një skenë që lë shumë vend për pikëpyetje. Një grua misterioze dhe një djalë shfaqen. Ajo nuk dihet, por djali është Genti. “Kam frikë i thotë ajo se ti do shkosh si Fisnik dhe do kthehesh si Gent.” Genti është gjallë dhe nga çfarë kuptohet, ai bashkëpunon ende me Paulinin. Genti planifikon të kthehet. Pse?

$NOB – episodi final i sezonit 1: Çfarë ndodhi

Shumë pikëpyetje do të marrin përgjigje në sezonin e dytë: Pse u shtir Genti si i vdekur? Kush është gruaja misterioze që shfaqet në krah të tij? Kush e urdhëroi vrasjen e vëllait të Paulinit? Po Kristaqi, babai i Xhesit, në çfarë punësh është përfshirë? Cili ishte qëllimi i drekës që planifikoi Eva? Po Petriti, kur do të shfaqet? A do të rikthehet Genti? Nëse po, në ç’mënyrë?

If you miss it, you can watch the finale of the first $ NOB season on Wednesday, at 23:30 on Top Channel. At  $ NOB.al you  can see all series with Albanian and English subtitles, without any advertising interruption.