Kendall Jenner njihet për kombinimet e saj që ndërthurin një pamje klasike me një dozë përditshmërie. Në një nga daljet e fundit, Kendall u fotografua me një veshje që mund të jetë frymëzimi juaj i radhës.
Siç mund ta shihni, Kendall mban veshur një xhaketë oversize (të gjerë) nga marka franceze Sandro, xhinse të gjera gjithashtu dhe një bluzë të bardhë të thjeshtë.
Kendall e kompletoi pamjen me një palë çizme të zeza, syze dhe çantë në tonet e xhaketës, ndërsa detaji që e bën më trend veshjen është këmisha e bardhë e veshur sipër bluzës së bardhë.