KORONAVIRUS

Omicron po ‘vret njerëz' dhe nuk duhet të quhet 'i lehtë’, paralajmëron OBSH

Shkruar nga Anabel

7 Janar 2022

Omicron po ‘vret njerëz' dhe nuk duhet të quhet 'i

Kreu i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) paralajmëroi që varianti Omicron të mos përshkruhet si "i lehtë" ose "i butë" në kohën e një "cunami rastesh" që po mbingarkojnë sistemet shëndetësore në të gjithë botën.

"Javën e kaluar, u raportua numri më i madh i rasteve të Covid deri më tani në pandemi," u tha gazetarëve Dr. Tedros Adhanom Ghebreyesus gjatë një konference për shtyp.

Të gjitha të dhënat raportuan një rritje të numrit të infeksioneve të Covid-19 me rritjen më të madhe (100%) të vërejtur në Amerikë, ndjekur nga Azia Juglindore (78%) dhe Europa (65%).

Dr. Tedros paralajmëroi se "ndërkohë që Omicron duket të jetë më pak i rëndë në krahasim me variantin Delta, veçanërisht për ata që janë vaksinuar, kjo nuk do të thotë se duhet të kategorizohet si "i lehtë”.

"Ashtu si variantet e mëparshme, Omicron po shtron njerëz në spital dhe po vret njerëz," theksoi ai.

MOS I HUMBISNI