Showbiz

Ronela Hajati fiton ‘Festivalin e Këngës’!

Ronela Hajati fiton ‘Festivalin e Këngës’!

Ronela Hajati me këngën "Sekret" ia doli të jetë fituesja e edicionit të 60-të të Festivalit të Këngës në RTSH. Kënga, me tekst dhe muzikë nga vetë Ronela fitoi çmimin e parë, ashtu siç ishte parashikuar të ndodhte edhe nga shikimet në YouTube.

Në vend të dytë u rendit Alban Ramosaj me këngën "Theje". Gara e fortë mes të dyve ishte vënë re prej kohësh nga komentet dhe klikimet në këngët e tyre përkatëse në Youtube. Me një diferencë të vogël në shikime, kënga e Ronelës renditej në vendin e parë. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Festivali i Këngës në RTSH (@festivali_kenges_rtsh)

Gjatë fjalës së saj pas marrjes së çmimit, Ronela tha se këtë arritje ia dedikon babait të saj të ndjerë, duke falenderuar njëkohësisht bashkëpunëtorët pa të cilët nuk do të ishte realizuar. 

Nata e parë e festivalit të mbajtur në Pallatin e Kongreseve iu dedikua konkurrimit të 20 këngëtarëve, nata e dytë nostalgjisë, duke qenë të pranishëm emra që kanë lënë gjurmë në 60 vjet histori dhe nata e tretë iu dedikua formatit të Eurovision.



 

REELS

Një kliente e irrituar i hodhi gotën me kafe të nxehtë punonjëses së McDonald’s në Saginaw, Michigan. Momenti u filmua nga dëshmitarët e rastit dhe u bë virale kudo në botë. Klientja ishte aq e njohur në komunitet, pra ishte një Karen, sa policia mori mbi 100 sinjalizime për identitetin e saj menjëherë pasi publikoi pamjet e incidentit. Videoja e regjistruar nga dëshmitarja Tara Martus tregon një pjesë të debatit të gjatë mes klientes dhe punonjëses. Në pamje, gruaja dëgjohet të thotë se kishte një orë që priste, ndërsa debaton me punonjësen, e cila i shpjegon se porosia e mëngjesit ishte anuluar automatikisht nga sistemi, pasi shërbimi ishte mbyllur. Punonjësja i përsërit disa herë se rimbursimi ishte bërë dhe do të kreditohej në llogari brenda 48 orësh.

Kjo videoja është shenja që e meritoni një copë nga kjo torta fantastike artizanale e @pasticerivittoria 🍰 Për çdo rast, thoni “Anabelin e ka fajin” pa merak 😋

Keni ndonjë ide më të mirë?

Keni shoqe!

Ajo që shohim dhe ajo që nuk shohim në kinema 🍿

Mëngjeset e mia me Tiranën e Re

Neda Balluku ka konfirmuar divorcin në emisionin “Goca&Gra”.

E meriton 😼

Këtë sezon, trendi quhet: “E di që dukem mirë, faleminderit.” 💋 @opal.shop.albania

Prit se duhet lëviz içik shpatulla 💃 💅

Ronela Hajati wins 'Song Festival'!

Ronela Hajati fiton ‘Festivalin e Këngës’!

Ronela Hajati with the song "Secret" managed to be the winner of the 60th edition of the Song Festival on ART. The song, with lyrics and music by Ronela herself won first prize, just as it was predicted to happen from YouTube views.

Alban Ramosaj was ranked second with the song "Theje". The strong rivalry between the two had long been noticed by the comments and clicks on their respective songs on Youtube. With a slight difference in views, Ronela's song ranked in first place. 

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by RTSH Song Festival (@festivali_kenges_rtsh)

During her speech after receiving the award, Ronela said that she dedicates this achievement to her late father, while thanking the collaborators without whom it would not have been realized. 

The first night of the festival held at the Palace of Congresses was dedicated to the competition of 20 singers, the second night to nostalgia, being present names that have left traces in 60 years of history and the third night was dedicated to the Eurovision format.