Gjermania dhe Franca shtrëngojnë masat anti-Covid
Në Gjermani janë vendosur masa të rrepta për të ngadalësuar valën e infeksioneve me COVID-19 të shkaktuar nga varianti Omicron. Duke nisur nga sot, pishinat, palestrat, clubet e natës dhe kinematë do të qëndrojnë plotësisht të mbyllura. Përsa i përket restoranteve dhe kafeneve do të punojnë me orare të kufizuara.
Spektakli i fishekzjarreve për natën e ndërrimit të viteve është anulluar për vitin e dytë radhazi, e ndërsa nuk lejohen grumbullimet me më shumë se 10 persona.
Nga ana tjetër, edhe në Francë u vendos se për tre javët e ardhshme, të gjitha tubimet politike do të kufizohen në 2000 persona për ngjarje të brendshme dhe 5000 për ngjarje në natyrë.
Puna nga shtëpia do të bëhet sërish e detyrueshme të paktën për 3 javë si dhe maskat do të mbahen me çdo kusht edhe në ambientet e jashtme në qendrat e qytetit.
Japonia prodhon trenin-autobuz: Mund të lëvizë si në hekurudha ashtu dhe në rrugë
Shumë shpejt, në qytetin Kaijo të Japonisë do të nisë funksionimi i trenit-autobuz, i cili mund të lëvizë si në rrugë ashtu dhe në shina.
Mjeti ngjan me një autobuz të vogël, ecën mbi goma normale kur ndodhet në rrugët kryesore të qytetit dhe shndërrohet automatikisht në tren në pjesën e hekurudhave.
Në prodhim që prej vitit 2002, autobusi-tren ka kapacitetin për të transportuar 21 pasagjerë, me një shpejtësi prej 60 kilometra në orë kur ndodhet në shina dhe me rreth 100 kur ecën në rrugët publike.
Britania nuk ka ndërmarrë asnjë masë për të parandaluar Covid-19 gjatë ndërrimit të viteve
Anglia konfirmoi se nuk do të vendosë asnjë masë kundër pandemisë para Vitit të Ri. Vetë ministri i Shëndetësisë tha se nuk do të merren masa më të rrepta gjatë ditëve të ndërrimit të viteve, por do të presin pasi 2022-shi të ketë hyrë për të parashikuar masat e reja.
Thirrja e vetme që i bëhet njerëzve është të tregohen të kujdesshëm sidomos në 31 dhjetor.
Duhanpirja: Fëmijët e prindërve që konsumojnë duhan, kanë 4 herë më shumë shanse të jenë gjithashtu duhanpirës.
Adoleshentët prindërit e të cilëve janë konsumatorë të duhanit, kanë 4 herë më shumë shanse të jenë gjithashtu duhanpirës. Mjekët ju bëjnë thirrje prindërve dhe gjithë konsumatorëve të tjerë, të heqin dorë nga duhanpirja për të mirën e brezit tjetër. Fushata "The Better Health Smoking", arriti në përfundimin se 4.9% e adoleshentëve, prindërit e të cilëve pijnë duhan, janë gjithashtu duhanpirës, kurse vetëm 1.2% e adoleshentëve, prindërit e të cilëve nuk konsumojnë duhan, janë vetë konsumues të duhanit.
Ekspertët e shëndetit thonë se ka një lidhje mes duhanpirjes tek të rriturit dhe faktit që fëmijët e tyre do të jenë gjithashtu duhanpirës.
Burimi: The Guardian, BBC