
Këtë të premte, Era Istrefi do të publikojë bashkëpunimin e saj të radhës. Kësaj here, është me Yellow Claw dhe Offset, i njohur edhe si 1/3 e Migos dhe/ose bashkëshorti i Cardi B.
Kënga titullohet “Let’s get married,” sipas një videoje të shkurtër promovuese në Instagram. Në video, shihet një çift ulur brenda një shtëpie. “Shkurtimisht, dashuria është absolute. Është emocioni më i pastër që mund të përjetojmë si qenie njerëzore, është sfida më e madhe,” thotë burri para se të pritet plani.
View this post on Instagram
Që kur u mor nën menaxhim nga Sony, Era ka publikuar vetëm një këngë solo. Të tjerat kanë qenë bashkëpunime me French Montana, Maphorisa, Konshens, Dimitri Vegas & Like Mike, Nora Istrefi, Nicky Jam & Will Smith, Steve Aoki, Jonas Blue dhe Allj.