Meghan Markle, Dukesha e Sussex-it është “anëtarja më inteligjente e familjes mbretërore britanike”, sipas një studimi të ri të publikuar nga Oxford Royale Academy.
Kompania arsimore ka analizuar kredencialet akademike të anëtarëve të familjes mbretërore, duke parë rezultatet e tyre të shkollës së mesme dhe renditjen e kolegjeve që kanë ndjekur.
Oxford Royale përdori renditjen QS - një publikim vjetor i renditjes së universiteteve - që vlerëson universitetet bazuar në reputacionin e tyre akademik dhe raportin fakultet-student, si pjesë e analizës së tyre.
Meghan zuri vendin e parë, duke pasur parasysh se ajo u diplomua në Universitetin elitar Northwestern në Evanston, Illinois. Ndërkohë, Kate Middleton, Dukesha e Cambridge-it, u rendit në vendin e dytë, ndjekur nga Princi William. Harry nuk u përfshi fare në Top10 listën e Oxford Royale.
- Kate Middleton shkëlqen me fustanin Alexander McQueen të cilin e veshi edhe 10 vite më parë
- 10+ raste kur Meghan Markle dhe Kate Middleton u veshën thuajse njësoj: Stilin e kujt do zgjidhnit?
- Njerëzit kritikojnë fustanin e Meghan Markle: ‘Mungesë respekti’ dhe ‘i papërshtatshëm’
- Meghan dhe Harry zbulojnë për herë të parë portretin e vogëlushes Lilibet Diana
- Si është të jesh e dashura e një princi, sipas ish-it të princ Harry-it
- Princi William kujton momentin e sikletshëm me Taylor Swift