A ka kaluar ndonjëherë një vit aq shpejt sa 2021-shi? Tani është koha për të harruar gjithë rrëmujën dhe muajt e paparashikueshëm, duke jetuar një përvojë ndryshe nga të tjerat, të kompletuar me akomodim, restorante, si dhe me skenën e lulëzuar kulturore, artistike në Portonovi.
Një sërë eventesh frymëzuese, argëtuese dhe festime jo të zakonshme, të vendosura nën një fllad të butë deti, do të sigurojnë përvojë të paharrueshme. Të ftuarit dhe vizitorët marrin pjesë në sesione fotografike, shtëpizat me gamën më të gjerë të ushqimeve dhe pijeve, kënde argëtimi për fëmijë dhe shumë më tepër. Në këto ditë festash ekipi i Portonovit shkoi një hap përpara dhe vizitorët do të ndjejnë energjinë dhe atmosferën që deri më tani shihej dhe ndjehej vetëm në kryeqytetet botërore.
Vendi i mrekullive dimërore
Fryma e festës do të hyjë në çdo cep të resortit me argëtim për çdo brez. Në Central Park, Portonovi krijon një eksperiencë të veçantë për më të rinjtë. Fëmijët do të kënaqen duke shkruar letra për Babagjyshin, duke bërë dekorime festash, duke krijuar kartolina festive dhe një surprizë e veçantë për ta do të jetë vizita e Babagjyshit. Delikatesat festive si flokë sheqeri, kokoshka, hot dog, bukë me xhenxhefil dhe çokollatë e nxehtë do të gëzojnë më të rinjtë, ndërsa aroma e kanellës dhe pishës përhapet nëpër parqe dhe kopshte.
Lojra magjike dritash dhe tingujsh për festime të paharruara
Një nga ngjarjet që me siguri nuk duhet humbur është instalacioni dramatik që do të ndriçojë qiellin e natës në të gjithë resortin, nga data 22 deri më 29 dhjetor. Si një mënyrë më magjike për të sjellë festat në maksimum, dritat dhe shfaqjet muzikore të paharrueshme do të zbukurojnë frymën e festës kolektive, krenarinë e komunitetit dhe pozitivitetin për të ardhmen. Gjiri i Bokës është frymëzim për artistët ndër shekuj. Tani, Portonovi Marina do të mbulohet me gamë ngjyrash dhe horizonti do të jetë kanavacë për një nga shfaqjet më të jashtëzakonshme të dritave të parë ndonjëherë në këtë pjesë të botës.
Tregu festiv Portonovi
Portonovi do të bëhet një vend magjie dhe mrekullish të veçanta nën fenerët dhe dekorimet festive. Shtëpizat e tregut festiv do të ofrojnë ëmbëlsira të bëra vetë, specialitete peshku, hamburgerë, vafer, tacos dhe shije të ndryshme të tjera festive. Përveç ushqimeve më të mira, vizitorët do të shijojnë ëorkshop të Artizanatit dhe Ushqimit, Photobooth, drita, shfaqje me lazer dhe muzikë, fishekzjarre dhe të gjitha ato gëzime të vogla që i bëjnë pushimet të veçanta.
Oferta Speciale
Ngrini dolli për premtimin e një viti të ri në vendndodhjen më spektakolare në bregdetin e Adriatikut dhe festoni fillimet e reja ndërsa kënaqeni me një përzgjedhje të bollshme të kuzhinës ndërkombëtare dhe përzgjedhjen më të mirë të pijeve. Qoftë si mysafir në resort apo si vizitor, të qenit pjesë e festave të Portonovit do ta mbyllë këtë vit në mënyrën më të mirë të mundshme. Për fleksibilitet maksimal, resorti ofron festime gjatë gjithë muajit, në mënyrë që njerëzit të mund të udhëtojnë kur është më e përshtatshme, vetëm në rast se ditët e mëdha janë rezervuar tashmë me angazhime të tjera.
Disa ngjarje mund të kërkojnë rezervime. Për pyetje rreth ngjarjeve, ju lutemi dërgoni email në [email protected].
Për të rezervuar qëndrimin tuaj, ju lutemi dërgoni email në [email protected] ose telefononi në +382 31 353 600.