Celebrity

Ylli i ‘Squid Game’ tregon se humbi shumë peshë sepse nuk po përshtatej dot me suksesin

Shkruar nga Anabel

22 Dhjetor 2021

Ylli i ‘Squid Game’ tregon se humbi shumë peshë sepse nuk

HoYeon Jung tha se humbi rreth 4 kilogramë në 10 ditë teksa po promovonte serialin hit të Netflix "Squid Game" në SHBA.

Ylli i ‘Squid Game’ tregon se humbi shumë peshë sepse nuk

"Nuk kisha kohë për të ngrënë," tha aktorja 27-vjeçare nga Koreja e Jugut për Star News në një intervistë të fundit në lidhje me orarin e ngjeshur gjatë vizitës në Amerikë.

Ylli i ‘Squid Game’ tregon se humbi shumë peshë sepse nuk

"Kam humbur shumë peshë," pranoi ajo. "Të gjitha rrobat që më përshtateshin kur erdha për herë të parë [në Amerikë] tani janë shumë të lirshme."

Ylli i ‘Squid Game’ tregon se humbi shumë peshë sepse nuk

Aktorja foli për humbjen e peshës edhe në fillim të dhjetorit, duke “fajësuar” suksesin e papritur të serialit.

Ylli i ‘Squid Game’ tregon se humbi shumë peshë sepse nuk

“Nuk mund të ndiqja shpejtësinë e rritjes së suksesit të ‘Squid Game’ sepse që nga Covid, mendoj se gjithçka është më e shpejtë dhe madje edhe online, ndodh kaq shpejt. Ishte e vështirë për t'u ndjekur”, tha ajo për The Hollywood Reporter.

“Kam humbur 3 kilogramë në një javë kur u bë i suksesshëm. Nuk mund të haja - nuk ishte stres, thjesht nuk e njihja këtë ndjenjë. ‘Çfarë po ndodh atje, kush jam unë?’ Po e humbja veten”.