Relationships

Pse burrat lëndohen edhe më shumë prej ndarjes

Pse burrat lëndohen edhe më shumë prej ndarjes

Ndarjet kanë fuqinë t'i thyejnë zemrën një gruaje, por një një grup ekspertësh pas vëzhgimeve të kryera arritën në përfundimin se ata që lëndohen edhe më shumë pas përfundimit të një historie, janë burrat. Këta të fundit, janë më shumë emocionalë kur vjen puna për të diskutuar rreth punëve të zemrës dhe e kanë të vështirë të shprehen lirshëm. 

Steriotipi i famshëm që lidhet me burrërinë ose me idenë se "burrat nuk qajnë" ka ndikuar ndjeshëm tek mënyra sesi përballen ata me ndjesitë e tyre të vërteta. Sipas këtij steriotipi, burrat supozohet të mos e shprehin trishtimin apo dhimbjen që i ka lënë fundi i një dashurie, prandaj përgjithësisht e mbajnë me vete një ngarkesë të tillë. 

Nga ana tjetër, për gratë është shumë më e thjeshtë të kërkojnë ndihmë tek mikeshat, nënat apo një terapist. 

Burrat janë më të ndjeshëm dhe ky është fakt! 

Sado "të egër" t'ju duken fizikisht, në studimet e kryera rezultoi se burrat ishin më të prirur të flisnin për çështje që lidhen me ndarjet, takimet e para, festat dhe cilësi personaliteti. Paralel me ta, gratë që morën pjesë në studim diskutonin më shumë financat, largësinë dhe punët e shtëpisë. 

Burrat duken me më shumë vetëbesim se gratë në një marrëdhënie romantike. Gjuha e përdorur nga të dy partnerët gjatë lidhjes ndryshon ndjeshëm. Ndryshe nga gratë që shfaqin hapur dilema, pasiguri, etj, burrat përpiqen t'i fshehin dyshimet, pasigurinë apo ankthin. 

Nëse kjo stigmë negative rreth burrave ndryshon, dalëngadalë ata do ta kenë më të thjeshtë të kërkojnë ndihmë në rast nevoje emocionale dhe të shprehin më lirshëm ndjenjat e tyre, që pas një ndarje përjetohen edhe me më shumë intensitet krahasuar me gjininë tjetër.

Burimi: Bright Side

REELS

JETOJ NË EUROPË DHE FUNKSIONON NDRYSHE PËR VAJZAT E NDRYSHE PËR DJEMTË

Stresohesh vetëm nga mendimi që vera na tha “mirupafshim” dhe duhet të bësh gati kostumin e të rriturit për rutinën vjeshtake? Ugh, s’je vetëm. Zgjidhjen s’e kemi ne, por dimë një vend ku hallet e një viti të tërë zgjidhen për punë minutash: në @toptanishoppingcenter Shkoni me vrap, ka plot ofertaaa!

Gjyqi, që u zhvillua për një incident të pretenduar në vitin 2018, u ngrit nga një ish-rojë sigurie, Emani Ellis, e cila pretendonte se reperja e kishte sulmuar me fyerje racore. Vendimi i trupit gjykues e liroi Cardi-n nga çdo detyrim për të paguar dëmet në shumën 24 milionë dollarë.

Sa lekë duhen për të shtyrë muajin në Monaco

Si do e përshkruanit verën tuaj? 🌊

Si ju duk 💍 Georgina 💍 në Festivalin e Filmit në Venecia?

Fatmirësisht, cikli po thyhet! 🤣

Unë nuk jam natyrë dramatike Prapë unë:

Aktori i madh Timo Flloko, tenori dhe soprano me famë botërore, Saimir Pirgu dhe Ermonela Jaho, u bënë bashkë në një mbrëmje të jashtëzakonshme në kalanë e Kaninës në Vlorë. “Yjet mbi Kaninë” është edicioni i dytë i një aktiviteti i konceptuar nga regjisorja e njohur Vera Grabocka, që nisi në Butrint dy vjet më parë. *E ftuar speciale e natës ishte Aurela Gaçe, e cila i zhveshi interpetuesit e mëdhenj nga “ngurtësia” e operës, për pak muzikë popullore vlonjate.

Një burrë shkaktoi zemërim në rrjet, pasi u kap nga kamera duke i rrëmbyer kapelen e tenistit polak, Kamil Majchrzak, nga duart e një tifozi të vogël në US Open. Skena e pahijshme ndodhi të enjten pasdite, ndërsa Majchrzak përshëndeste tifozët dhe shpërndante autografe pranë fushës, pas fitores epike me pesë sete kundër tenistit numër 9 në renditje, Karen Khachanov, sipas pamjeve të transmetimit live.

Why men get hurt even more by separation

Pse burrat lëndohen edhe më shumë prej ndarjes

Partitions have the power to break a woman's heart, but a group of experts after observations concluded concluded that those who are hurt even more after the end of a story, are men. The latter, are more emotional when it comes to discussing the affairs of the heart and find it difficult to express themselves freely. 

The famous stereotype associated with manhood or the idea that "men do not cry" has significantly influenced the way they deal with their true feelings. According to this stereotype, men are supposed not to express the sadness or pain left by the end of a love, therefore they generally carry such a burden with them. 

On the other hand, it is much easier for women to seek help from friends, mothers or a therapist. 

Men are more sensitive and that is a fact! 

As "wild" as they may seem to you physically, studies have shown that men were more likely to talk about issues related to separations, first dates, holidays, and personality qualities. In parallel, the women who participated in the study discussed more about finances, distance, and household chores. 

Men look more confident than women in a romantic relationship. The language used by both partners during the connection varies considerably. Unlike women who openly display dilemmas, insecurities, etc., men try to hide doubts, insecurities or anxiety. 

If this negative stigma around men changes, they will gradually find it easier to seek help in case of emotional need and to express their feelings more freely, which after a separation are experienced even more intensely compared to the other sex.

Source: Bright Side