News

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Foto: Ngjarje në botë/ The Guardian/ Euronews

Ukraina sulmon anijen ruse "hije" në brigjet e Libisë

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Reuters

Ukraina njoftoi se ka goditur me dronë ajrorë një anije të ashtuquajtur të flotës “hije” ruse pranë brigjeve të Libisë, rreth 2.000 kilometra larg territorit të saj, duke shënuar sulmin e parë të tillë në Mesdhe që nga fillimi i pushtimit rus.

Sipas burimeve ukrainase, anija pësoi dëme kritike, ishte bosh dhe përdorej për të anashkaluar sanksionet perëndimore, duke e bërë një objektiv legjitim ushtarak.

Rusia reagoi duke paralajmëruar se do të kundërpërgjigjet.

SHBA-ja nis sulme ajrore kundër dhjetëra objektivave të Shtetit Islamik në Siri

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty

Shtetet e Bashkuara kryen sulme ajrore ndaj më shumë se 70 objektivave të Shtetit Islamik në Siri, si hakmarrje për një sulm ku u vranë dy ushtarë amerikanë dhe një përkthyes civil.

Presidenti Donald Trump tha se operacioni përbënte një “kundërpërgjigje shumë serioze”, ndërsa Pentagoni njoftoi se goditjet synuan luftëtarë, infrastrukturë dhe depo armësh të ISIS-it.

Zyrtarët amerikanë paralajmëruan se sulmet kundër Shtetit Islamik do të vazhdojnë për të parandaluar ringjalljen e grupit në rajon.

Gjykata franceze refuzon kërkesën e qeverisë për të pezulluar platformën e tregtisë elektronike Shein

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

Gjykata Administrative e Parisit hodhi poshtë kërkesën e qeverisë franceze për pezullimin tre-mujor të platformës Shein, duke e cilësuar masën si “joproporcionale”.

Megjithatë, gjykata vendosi që Shein nuk mund të rifillojë shitjen e produkteve për të rritur me përmbajtje potencialisht pornografike pa vendosur më parë mekanizma të besueshëm verifikimi të moshës.

Vendimi vjen pas zbulimit të shitjes së produkteve të paligjshme, ndërsa hetime penale dhe përpjekje për rregullim më të rreptë të platformave online po vazhdojnë në Francë dhe në nivel europian.

Danimarka fajëson Rusinë për sulmet kibernetike ndaj tyre

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

Danimarka akuzoi publikisht Rusinë për herë të parë për sulme kibernetike ndaj një kompanie ujësjellësi dhe faqeve qeveritare zgjedhore gjatë viteve 2024–2025.

Sipas autoriteteve daneze, grupe hakerësh pro-rusë me lidhje me shtetin rus shkaktuan ndërprerje të furnizimit me ujë dhe sulme ndaj faqeve zyrtare para zgjedhjeve, si pjesë e një lufte hibride kundër Perëndimit.

Qeveria daneze e quajti veprimin të papranueshëm dhe thirri ambasadorin rus, duke paralajmëruar për rrezikun që këto sulme paraqesin për infrastrukturën kritike.

REELS

Leku shkon te leku ore 🤓

Kripë në plagë 🤨

❣️👏

Ju kë do kishit përqafuar? Gruan apo fizioterapistin?

Nuk para marrim materiale nga rrëmujërat e TikTok-ut shqip, por kjo histori na bëri përshtypje, për më tepër që trajton një çështje delikate. Një ditë, ne mësuam se një vajzë, Pranvera Mollaj (30 vjeç), po vuante nga leucemia akute, ishte në prag vdekjeje dhe për shërim nevojitej transplant urgjent i palcës. TikToker-a të famshëm u angazhuan për rastin dhe njerëzit dhuruan në GoFundMe. Totali i mbledhur: 450,000 euro. Tani, ka dalë një teori e re nga një prej donatorëve dhe mbështetësve të saj (Mr. Eli), se e gjitha ka qenë mashtrim. Ai pretendon se ka folur me një mjek në spitalin ku ishte shtruar Pranvera dhe ai ka deklaruar se pacientja është e shëruar plotësisht dhe mund të jetojë normal si gjithë të tjerët. Eli dyshon se paratë e mbledhura po shfrytëzohen nga dy TikToker-a me banim në Dubai. Pranvera, nga ana e saj, e mohon të ketë mashtrim dhe thotë që pasi të dalë nga spitali (në Dubai), do të paraqesë gjithë dokumentacionin. E ëma e Pranverës, në një bisedë me Elin, ka pranuar se do t’u kthejë lekët shqiptarëve që kanë dhuruar, për aq kohë sa transplanti nuk u krye.

Flisni!

“The Passenger” (1975) është një nga filmat më të dashur për Jack Nicholson. Ai madje e ka quajtur “aventurën më të madhe kinematografike” të jetës së tij. Për të mbrojtur këtë vepër që e donte shumë, Nicholson bleu të drejtat e filmit dhe e mbajti për vite jashtë ekranit. Në vitin 2003 nisi negociatat me Sony-n për ta rikthyer sërish për publikun. Filmi ndjek historinë e një gazetari të lodhur, i cili gjatë një udhëtimi merr një vendim të papritur që i jep mundësinë të hyjë në një jetë krejt tjetër. Në fillim duket si liri. Një shkëputje e pastër nga gjithçka prej së cilës ka ikur. Por teksa lëviz në vende të panjohura, ajo jetë e re nis të rëndojë më shumë seç e kishte imagjinuar. Filmi kthehet në një udhëtim të heshtur dhe të ngadaltë mbi identitetin, arratisjen dhe pyetjen nëse mund t’i shpëtosh ndonjëherë vetes. Po, ia vlen ta shikoni!

Ju si do kishit folur? 🤓

Jeni gati për 11 korrik apo jo? 🤭

News in a few minutes: What's happening in the world

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Photo: World Events/The Guardian/Euronews

Ukraine attacks Russian "shadow" ship off Libyan coast

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Reuters

Ukraine announced that it had shot down a so-called Russian "shadow" fleet ship with an aerial drone off the coast of Libya, about 2,000 kilometers from its territory, marking the first such attack in the Mediterranean since the beginning of the Russian occupation.

According to Ukrainian sources, the ship suffered critical damage, was empty and was being used to circumvent Western sanctions, making it a legitimate military target.

Russia reacted by warning that it would retaliate.

US launches airstrikes against dozens of Islamic State targets in Syria

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
Getty

The United States has carried out airstrikes on more than 70 Islamic State targets in Syria in retaliation for an attack that killed two American soldiers and a civilian translator.

President Donald Trump said the operation constituted a "very serious response," while the Pentagon announced that the strikes targeted ISIS fighters, infrastructure and weapons depots.

US officials warned that attacks against the Islamic State would continue to prevent the group's resurgence in the region.

French court rejects government request to suspend e-commerce platform Shein

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë

The Paris Administrative Court rejected the French government's request for a three-month suspension of the Shein platform, calling the measure "disproportionate."

However, the court ruled that Shein cannot resume selling adult products with potentially pornographic content without first putting in place reliable age verification mechanisms.

The decision comes after the discovery of the sale of illegal products, while criminal investigations and efforts for stricter regulation of online platforms are continuing in France and at the European level.

Denmark blames Russia for cyberattacks on them

Lajme në pak minuta: Çfarë po ndodh në botë
AP

Denmark publicly accused Russia for the first time of cyberattacks on a water company and government election websites during 2024–2025.

According to Danish authorities, pro-Russian hacker groups with ties to the Russian state caused water supply disruptions and attacks on official websites before the elections, as part of a hybrid war against the West.

The Danish government called the action unacceptable and summoned the Russian ambassador, warning of the risk these attacks pose to critical infrastructure.