Celebrity

Kanye West i lutet publikisht Kim Kardashian që të 'kthehet menjëherë' tek ai

Shkruar nga Anabel

11 Dhjetor 2021

Kanye West i lutet publikisht Kim Kardashian që të 'kthehet

Kanye West nuk ka hequr dorë nga shpresa për të shpëtuar martesën.

Ylli i hip-hop-it i bëri një apel publik bashkëshortes, Kim Kardashian, që të "shkonte menjëherë" tek ai teksa performonte së bashku me Drake në koncertin "Free Larry Hoover", një koncert për Larry Hoover i cili u dënua për vrasje në vitin 1973 dhe aktualisht po vuan dënim të përjetshëm.

Kanye West i lutet publikisht Kim Kardashian që të 'kthehet

Gjatë interpretimit të këngës "Runaway", West vendosi të shkëputej pak nga mesazhi kryesor i koncertit dhe të përpiqej të rifitonte gruan e tij.

"Kam nevojë që të kthehesh menjëherë tek unë," tha West, duke shtuar një varg të ri në këngë. "Më konkretisht, Kimberly."

Gjesti i tij shkaktoi një reagim të madh nga turma.

Pas shtatë vitesh martesë, Kim Kardashian paraqiti kërkesë për divorc në shkurt.

MOS I HUMBISNI